Sjelljet e fundit të Presidentit Ilir Meta, i cili sulmon thuajse në çdo dalje të tij mazhorancën është gjykuar nga shqiptarët si e gabuar. Qytetarët e kanë cilësuar si një tregues që po bën fushatë për opozitën.
47% e të pyeturve nga Piepoli thonë se Meta po bën fushatë për opozitën, 9% thonë se po përgatitet për të marrë drejtimin e opozitës dhe 5% thonë se akuzon pa menduar. Ndërsa 26% i japin plotësisht të drejtë në reagimet e tij.