Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem ka shqetësuar krahas Turqisë edhe grupin radikal Hamas.
Zëdhënësi i grupit islamik, Hazem Qasem ka deklaruar se kjo gjë është një shkelje flagrante e rezolutave ndërkombëtare si dhe një animim ndaj pushtimit.
“Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, tha Qasem.
Edhe mediat botërore kanë përmendur faktin se Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem si shteti i parë me shumicë myslimane që njohu atë si kryeqytetin e shtetit hebre. Ky veprim sipas ‘The Guardian’ ishte në këmbim të vendimit të Izraelit që ishte ndër të parët shtete që e njohu Kosovën, shtet të pavarur vitin në 2008.
Statusi i Jeruzalemit mbetet një nga pikat më të mëdha në konfliktin e gjatë Izraelo-Palestinez. Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, dhe shumica e shteteve kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Hapja e ambasadës kosovare në Jeruzalem është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.
/a.r