Kjo qe shihni ne foto eshte Ariela Murati, 21 vjecarja e vrare sot ne Tirane, pasi u qellua me arme zjarri nga djali qe policia thote se i kishte refuzuar kerkesen per lidhje.
Ajo quhet Ariela Murati, nga Berati por jetonte ne nje fshat te Fierit.
Autori i krimit mesohet se quhet Aldison Belulaj, nga Fieri raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia. E reja po shkonte ne shtepine e te motres kur autori i preu rrugen dhe dyshohet qe pas nje grindje ai ka nxjerre armen dhe e ka shkrepur ne drejtim te vajzes qe dashuronte dhe me pas vetes.
Edhe e motra e viktimes eshte studente ne Tirane dhe mesohet se jetonin ne shtepi me qera ne kryeqytet. Ariela studionte ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane me burse te plote pasi ishte studente ekselente.
Policia ben me dije se rreth ores 14.52, nje telefonate ka lajmeruar Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.