Vitin e ardhshëm do të kthehet kompjuteri më i shitur shtëpiak i të gjitha kohërave, për të zgjuar nostalgjinë dhe të kthejë lojërat e shkëlqyeshme.
Commodore 64 në edicionin mini, më i lehtë dhe me dizajn të njëjtë, do të kthehet në vitin 2018, transmeton ksp.
C64 Mini do të kushtojë 60 dollarë dhe do të sjellë lojërat e licencuara Commodore 64 dhe një kontrollues për lojëra.
Ai instalohet në TV me ndihmën e kabllos HDMI dhe ka dy porte USB për lidhje me kontrolluesin shtesë dhe memorien.Brenda C64 Mini gjendet programi bazik dhe tastiera, e cila nuk do të jetë funksionale, por është vendosur me qëllim të argëtimit.
C64 Mini do të ketë filtra të ri CRT, të cilët do të paraqesin lojërat deri në rezolucion 4K. Është shtuar edhe mundësia për incizim direkt në lojë. (b.an)