SHBA-Sot mbushen plot 16 vjet nga tragjedia e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ku humbën jetën më shumë se 3000 vetë.
Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku aeroplanë të rrëmbyer nga terrorist u sulën mbi kullat binjake në New Jork dhe Pentagon, ku mijëra qytetarë humbën jetën.
Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.
Në mesin e viktimave që humbën jetën kishte shtetas nga më shumë se 70 vende dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.
a.ç