• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për “Akademinë”, Qosja: Beqiraj duhet të dorëhiqet! Nuk kam nënshkruar ndonjë letër

by Java News
11/09/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku i shquar Rexhep Qosja u shpreh mbrëmë afër mesnatës lidhur me letrën e Akademisë së Shkencave, ku pretendohej se kishin nënshkruar nëntë anëtarë të Akademisë, kryesisht jashtë Shqipërisë. Prof. Rexhep Qosja e mohoi një fakt të tillë, teksa flet për Dita:

“Mua më kanë ardhur dy letra. Një letër më ka ardhur pardje, është me emrat e Altimarit dhe Mandalasë, dhe letrën tjetër që më ka ardhur dje ku janë 23 emra anëtarë nderi të Akademisë shqiptarë dhe të huaj.

Kurse kjo tjetra që me erdhi mbrëmë është me 9 emra. Ku shkuan emrat e tjerë? Ku janë 14 emra? Ku shkuan dhe si janë hequr këta emra? Kjo ishte e para.

E dyta. Mua nuk më ka kërkuar askush të shpreh pajtim apo mospajtim me këtë letër që është botuar me të.

E treta, unë jam shprehur qartazi kur Sali Berisha i ka futur përnjëherë 18 vetë a 20 në Akademi. Dhe aty kanë filluar të gjitha problemet e mëvonshme të Akademisë.

E katërta, unë mendoj se për të filluar mirë tani punët në Akademi, ndryshimet në Akademi, pas dorëheqjes së Myzafer Korkutit, duhet të japë dorëheqjen menjëherë Gudar Beqiraj. E do rendi akademik, qytetar dhe demokratik këtë gjë.

Ashtu sikurse dha dorëheqje zoti Korkuti pas atyre zgjedhjeve që u cilësuan shumë negative, ashtu duhet të japë dorëheqjen edhe ky (Beqiraj) pasi ka shumë mospajtime.

Reforma e Akademisë së shkencave të Shqipërisë është shumë e nevojshme. Mendoj se reforma e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shumë më tepër probleme se Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe duhet urgjentisht të reformohet. Ajo duhet të ndjekë këtë shembull.

E pesta, mendoj se kudo në këtë botë, të financuarit duhet të japin llogari financiare, morale para shtetit që i financon.

Mendoj se në dy akademitë shqiptare të Shqipërisë  dhe Kosovës duhet të mendojnë për formimin e nje Akademie gjithëkombëtare. Këtë mendim unë e kam shprehur shumë kohë më përpara dhe e kam botuar.”

a.ç

Next Post
Vlora, Fieri, Tirana…për qytetet që nuk janë më fshatra

"Paguam 70 euro në natë për plehëra". Të huajt ankohen për Vlorën, Ksamilin, Himarën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com