Lojtarët e përfaqësuese së Kosovës i janë bashkuar nismës kundër diskriminimit. Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka bërë të ditur se lojtarët e Kosovës i janë bashkuar nismës kundër diskriminimit.
“Me top kundër dhunes, diskriminimit, racizmit dhe huliganizmit në Evropë”, është slogani, të cilën e ka mbështet edhe përfaqësuesja e Kosovës, përcjell Express.
Kroacia dhe Kosova do të përballen sonte nga ora 20:45 në Zagreb në kuadër të eliminatoreve për ‘Botërorin Rusia 2018’. (b.an)