• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga në Itali me gomone oqeanike, policia: Nuk ka lidhje me Shqipërinë

by A R
02/09/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar 24-vjeçar rezident në Itali dhe një shtetas italian 63-vjeçar u arrestuan nga policia e shtetit fqinj pasi u kapën me një sasi rekord të lëndës narkotike mbi dy ton marijuanë, që sipas Policisë së Shtetit në vendin tonë, trafikimi nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Guardia di Finanza arrestoi në zonën e San Benedetos në Itali, dy personat e përfshirë në këtë trafik që do të transportonin me makinë marijuanën, por nuk ka mundur të arrestojë trafikantët që transportuan me gomone drogën.

2322 kilogramë marijuanë e sekuestruar është bilanci i operacionit anti-drogë të nisur në orët e mbrëmjes të së premtes dhe i përfunduar të shtunën në mëngjes. Të dy të arrestuarit ishin në bordin e një furgoni dhe po shkonin drejt grykës së Trontos, gati për të transportuar lëndën narkotike që po vinte me gomone nga persona të tjerë.

Ndërkohë, në nje reagim të policisë së Shtetit shqiptar, thuhet se “gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekjes së skuadrave të Guardia di Finanzës”.

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut  në zonën e San Benedetos  kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një  sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si  dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon  gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç  dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

“Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policinë italiane dhe Guardia di Finanza për hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë. Gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Vijon kontrolli në det për gjetjen e gomones dhe arrestimin e trafikantëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, i cili duhet theksuar, se u bë publik, pasi lajmi u përhap së pari në mediat italiane. /b.d

Kapen në San Benedeto mbi 2 tonë drogë, arrestohen italian dhe shqiptari

Next Post
Ndërtimi i bibliotekave, Veliaj: Sfida më e madhe, presioni nga teknologjia

Ndërtimi i bibliotekave, Veliaj: Sfida më e madhe, presioni nga teknologjia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com