Konkurrentet e këtij viti për Miss Bumbum kanë treguar si formohen të pasmet perfekte, duke hedhur madje akuza ndaj Kim Kardashian se fundshpina e saj është “false”.
Të 27 konkurrentet e këtij viti kanë shkuar në palestër për herë të parë si një grup, për t’u përgatitur për finalen e 6 nëntorit.
Në vitin e tij të gjashtë, konkursi ku garojnë përfaqësuese nga të 27 shtetet e Brazilit pati qindra aplikime. Por të përzgjedhurat për finalen e madhe të 6 nëntorit do të jenë vetëm 15.
Garueset në konkursin “Miss Bumbum” duhet të provojnë se nuk u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të modifikuar të pasmet e tyre.