Tre viktima dhe disa të plagosur është ky bilanci i një aksidenti tragjik ku një tren pasagjerësh u përplas me një bllok banesash në veri të Greqisë.
Treni i cili udhëtonte nga Athina, u përplas me një shtëpi pasi doli nga shinat në afërsi të qytetit të Selanikut. Një nga banorët që ishtë breda shtëpisë në momentin e aksidentit, tha se ai kishte mundur të shpëtonte duke u hedhur nga ballkoni vetëm pak momente përpara se treni të përplasej me banesat, shkruan BBC. Në tren në momentin e aksidentit gjendeshin 70 pasagjerë.
Një nga vagonët e trenit është përplasur dhe me një banesë të dy emigrantëve shqiptarë të cilët shpëtuan për mrekulli. Sipas agjencisë ANA-MPA, shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit, por përveç se të tronditur nga ngjarja nuk pësuan lëndime.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat. Viktimat nuk janë identifikuar ende por mediat lokale raportojnë se një nga të viktimat ishte pasagjer, ndërsa dy të tjerët pjesë e stafit drejtues të trenit./a.ç