Një banderolë e madhe është hapur dje në Itali, në stadiumin e Luigi Ferraris gjatë pushimit të ndeshjes Genoa – Inter.
Flamuri i madh kuq e zi u hap në një nga tribunat prej tifozëve, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mesazhi dedikuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në të shkruhej: Faleminderit Edi Rama, që na solle marihuana.
Kjo banderolë ka tërhequr vëmendje të madhe por me sa duket shqiptarët që e kanë vendosur diçka të tillë, e kane terhequr vemendjen drejt tyre. (b.an)