Në takimin Flamurtari-Kukësi që po luhet aktualisht, tifozët e Vlorës kanë tërhequr vëmendjen me një banderolë të shfaqur në pjesën e dytë të takimit.
“Boll…Vetingu dhe në futboll”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Flamurtarit.
Kujtojmë se sezonin e fundit përplasjet mes FSHF-së dhe klubit të Flamurtari kanë qenë të shumta, madje këta të fundit kanë marrë dënime nga institucioni qeverisës i futbollit duke i degdisur në atë pozicion të tabelës së klasifikimit ku rrezikohet ndjeshëm edhe rënia një kategori më poshtë.
Së fundmi në media janë paraqitur fakte që tregojnë se për të njëjtën shkelje, klubi i Flamurtarit nuk është trajtuar si i barabartë, por me standarde ndryshe.
Ndërkohë që edhe ankesat për gjykimet e arbitrave kanë qenë të shumta nga ana e vlonjatëve, ku në ndeshjen pas Teutës shpërthyen me deklarata kundër FSHF-së në përgjithësi dhe arbitrit Jemini në veçanti.bw/a.k