Një vogëlushe e cila sapo ka ardhur në jetë, nuk është “ndëshkuar” vetëm nga sëmundja e saj e cila është cilësuar si shumë rrallë dhe e pashërueshme, por edhe nga refuzimi i prindërve të saj të cilët e kanë cilësuar atë si një “mallkim”.
Foshnja ka lindur para kohe gjatë kësaj fundjave në një spital në Bihar të Indisë, ndërsa nëna e bebes një grua 28 vjeçe ka preferuar të mbetet anonime.
Siç raporton “The Sun”, bebja ka një sëmundje të quajtur “harlequin ichthyosis”, që shkakton lëkurë të thatë dhe të trashë si “luspa peshku”.
Prindërit të cilët u shprehën të tmerruar nga foshnja e tyre, mësohet se e kanë quajtur atë “një mallkim” dhe refuzojnë ta pranojnë.
Ata e morën foshnjën në shtëpi, por nëna raportohet se nuk dëshiron ta mbajë në krahë apo ta ushqejë. “Nuk ia kam idenë sesi ndodhi një gjë e tillë. Unë dhe familja ime jemi të shkatërruar nga kjo që na ndodhi”, tha gruaja.
Menjëherë sapo u mor vesh lajmi për lindjen e vajzës, spitali u tejmbush me vizitorë që dëshironin ta shihnin foshnjën, madje ka qenë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve për t’i larguar nga dhoma e bebes.