Italiani Antonio Conte është duke udhëhequr Chelsean drejt titullit të Premier Ligës, ndërsa ka hyrë në një seri fitoresh.
Pas fitores së 11-të radhazi në Premier Ligë ndaj Crystal Palace, Conte bëhet trajneri i parë në histori të Chelseat që arrin të udhëheqë ekipit drejt këtij numri fitoresh sipas Squawkas, transmeton Koha.net.
Ai gjithashtu bëhet trajneri i parë në histori që në sezonin e parë në Premier Ligë që arrin 14 fitore në 17 ndeshjet e para.
Conte tani synon të thyejë rekordin e Arsenalit që në vitin 2002 kishte arritur 14 fitore radhazi, kurse edhe me një fitore barazon rekordin e Unitedit që e kishte arritur në vitin 2000, citohet Koha. (b.an)