• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit në komisionet e votimit, si do të caktohen emrat

by Java News
17/12/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i Partisë Socialiste për të pasur mësuesit si sekretar në Komisionin e Qendrave të Votimit rrezikon të paracaktojë maxhorancën në vendimmarrje. Në draftin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, propozohet që sekretari të zgjidhet nga radhët e mësuesve që japin mësim në shkollat publike në zonën që mbulon qendra e votimit. Sipas propozimit, në nenin 36 të Kodit Zgjedhor, kërkohet që Drejtoria Arsimore Rajonale të hartojë listën e mësuesve që ndodhen në zonën që mbulon qendra e votimit.

Kjo rrezikon që Drejtoria Arsimore të përfshijë në listën e saj ata mësues që kanë preferenca partiake të shumicës në pushtet, nga e cila drejtori i Arsimit Rajonal është emëruar. Në këtë mënyrë, me këtë preferencë partiake, shumica e Komisionit të Qendrës së Votimit do të ishte e garantuar për koalicionin në pushtet, pasi mësuesi i zonës, i cili kontrollohet vazhdimisht në punën e tij nga Drejtoria Arsimore Rajonale, do të garantojë shumicën në vendimmarrjen e Komisionit të Qendrës së Votimit.

“KZAZ zgjedh me short sekretarin e KQV-së nga listat e mësuesve, të cilët ushtrojnë detyrën në një nga institucionet publike brenda territorit që mbulon ZAZ-ja. Të gjitha DAR dërgojnë të paktën 45 ditë para ditës së zgjedhjeve listën e mësuesve të ndarë për çdo zonë që ato mbulojnë pranë KZAZsë përkatëse. Në rast se një DAR mbulon më shumë se një ZAZ, ajo bën ndarjen e listave në bazë të institucioneve të arsimit publik, të cilat ndodhen brenda territorit të ZAZ-së”, thuhet në nenin 36 të Kodit Zgjedhor të propozuar nga Partia Socialiste.

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla, ka shprehur vazhdimisht nevojën për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe me këtë propozim, Partia Socialiste po bën hapin e parë për të përfshirë mësuesit në pozicionin e sekretarit të KQV, si anëtar i shtatë i këtij komisioni.

Edhe pse në draftin e PSsë parashikohen masa mbrojtëse për mësuesit ndaj ndëshkimeve administrative që mund t’i vijnë nga Drejtoria Arsimore, është e vështirë të parashikohet se sa i pavarur nga pushteti do të jetë mësuesi në vendimmarrjen e tij.

“Të gjithë mësuesit, të cilët emërohen nga KZAZ në qendrën e votimit, janë të detyruar të marrin trajnimin e detyrueshëm bazë të organizuar nga KQZ dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ndaj tyre nuk mund të fillojë procedura për masa disiplinore apo lëvizje gjatë gjithë periudhës në të cilën janë emëruar deri në 9 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Në rast se para fillimit të detyrës ndaj tyre ka filluar procedura për marrjen e masës disiplinore, ajo pushohet për 6 muaj nga emërimi”, thuhet në propozimin e Partisë Socialiste për Kodin e ri Zgjedhor.

Por pasi përzgjidhet në postin e sekretarit të KQVsë, mësuesi është i detyruar të paraqitet në këtë funksion, në të kundërt, ai rrezikon të humbë vendin e punës.

“Në rastet kur sekretari i KQV-së nuk paraqitet në detyrë, ai zëvendësohet nga KZAZ-ja me një nga mësuesit e listës në dispozicion, mosparaqitja në detyrë pa shkaqe të arsyeshme përbën shkak për fillimin e procedimit disiplinor për largim nga detyra”, thuhet në propozimin e PS-së.

PROPOZIMET E PS-SË

Sekretari i KZAZ-së zgjidhet me short nga KQZ ndërmjet noterëve publikë të licencuar, që ushtrojnë aktivitetin në njësinë vendore ku ushtron juridiksionin KZAZ.

KZAZ zgjedh me short sekretarin e KQV-së nga listat e mësuesve, të cilët ushtrojnë detyrën në një nga institucionet publike brenda territorit që mbulon ZAZ-ja.

Rezultatet e sondazheve zgjedhore, nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë dhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.

Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore.

Autoritetet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të paregjistruara, të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore. ‘Panorama’

Next Post
Spiunohet Volkswagen Tiguan i ri

Spiunohet Volkswagen Tiguan i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

May 9, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump po riformëson rendin botëror. Pse përplasjet me aleatët do të lënë pasoja më afatgjata se lufta në Iran

May 9, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Persekutorë të vdekur për Ndrenikën

May 9, 2026
Aksident në aksin rrugor Laç-Mamurras/ Përmbyset makina, 2 të plagosur rëndë dërgohen me urgjencë në Tiranë

66-vjeçari i dehur humb kontrollin e mjetit elektrik dhe përfundon në kanal

May 9, 2026
Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

May 9, 2026
“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

May 9, 2026
Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

May 9, 2026
Aksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u gjetën

Aksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u gjetën

May 9, 2026
Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

May 9, 2026
Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In