• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë

by A R
20/08/2025 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës.

Të dhënat nga raporti i Gjeografisë së Sigurimeve, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se sigurimi i pronave vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë përqendrimi në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka një mbulim të papërfillshëm kundrejt fatkeqësive natyrore, zjarrit apo dëmtimeve të tjera në pronë.

Vitin e kaluar, primet e sigurimit nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmeve të tjera në pronë arritën vlerën e 2.61 miliardë lekëve ose rreth 26.5 milionë eurove.

Kjo shumë përkthehet në vetëm 11 euro prime sigurimi në vit për frymë ose rreth 35 euro për familje.

Veç diferencave në zhvillimin ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit, përqendrimi i këtij produkti në kryeqytet lidhet shumë edhe me tregun e pasurive të paluajtshme dhe me ecurinë e kredisë bankare.

Ndërgjegjësimi për sigurimin vullnetar të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shumë i ulët dhe ky produkt dominohet nga sigurimi, faktikisht i detyrueshëm nga ana e bankave, për pronat që janë lënë si kolateral për kreditë bankare.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e blerjeve të pasurive të paluajtshme financohen me kredi dhe duke qenë se tregu i pronave dominohet nga Tirana, edhe primet e sigurimit nga katastrofat janë tejet të përqendruara në Tiranë. Një arsye që e rrit edhe më shumë përqendrimin e primeve në Tiranë është vlera e pronave të siguruara. Duke qenë se në Tiranë vlera e pronës apo e përgjegjësisë së siguruar është më e lartë, atëherë edhe primet e sigurimit janë në vlera më të mëdha.

I matur si numër kontratash, përqendrimi i këtij produkti në Tiranë është disi më i ulët, me rreth 80% të totalit të kontratave të sigurimit.

Vitin e kaluar, në Shqipëri u shitën rreth 58 mijë polica për sigurimin e pronës nga katastrofat, nga të cilat më shumë se 46 mijë i takonin Qarkut të Tiranës.

Nëse të gjitha policat e sigurimit të pronës do t’i llogarisnim a priori si sigurime banesash, do të rezultonte se në Shqipëri, në rastin më të mirë, janë të siguruara jo më shumë se 5.4% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Në muajin korrik, qeveria shqiptare riktheu për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami apo ndërtesat me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për Financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Next Post
Media italiane “Viaggiare Travel”: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

July 24, 2026
Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

July 24, 2026
U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

July 24, 2026
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

July 24, 2026
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In