• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“91 % e shqiptarëve pro integrimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz

by E S
18/11/2025 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi shanset që ka Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030, objektiv ky i vënë nga qeveria Rama.

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ambicioz dhe i mundshëm, duke vlerësuar përparimin e vendit në hapjen e kapitujve të negociatave dhe reformat e kryera në vitet e fundit.

Më tej, ai theksoi se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, një tregues që sipas ambasadorit inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.

“Të dy kryeministrave vijnë nga përvoja politike krejt të ndryshme. Nuk njoh raste të tjera kur bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike. Pra, është diçka që është e vërtetë, është e rrënjosur, e thellë.

Sigurisht dhe interesat institucionalë, por është dhe një zgjedhje që kanë bërë të dy kryeministrat, që kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe kjo është një e dhënë tejet e rëndësishme. Synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është një objektiv ambicioz, por edhe i mundshëm dhe ne po flasim për synimit, por dhe për realitetin. Në flasim për përvojat, proceset që ka kryer Shqipëria, dhe sidomos duke u ndaluar te vitet fundit, janë hapur të gjithë grupkapitujt.

Ky është një synim i të gjitha vendeve kandidate. Reformat janë një e dhënë thelbësore me të cilat Shqipëria po punon, janë 91 % e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit dhe besoj se kjo është një e dhënë që inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.

Unë mendoj se anëtarësimi apo negociata për anëtarësimin janë një mundësi e madhe për BE, sepse duke kërkuar reforma, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen dhe për reformat tona se si një proces i reformimit të BE mund ta bëjë më të besueshëm dhe më tërheqëse, më funksionale këtë përvojë politike. Është një dialog, bashkëpunim, një mundësi që pasuron të dyja vendet apo të gjitha palët”, tha ai.

Next Post
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA jep dritën jeshile për publikimin e dosjeve të Epsteinit

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA jep dritën jeshile për publikimin e dosjeve të Epsteinit

Comments 1

  1. Lili says:
    4 weeks ago

    Me këtë tallesh o idioti ambasador!Si do hyjmë në Europë,ku 85% e popullsisë shqiptare jeton nën nivelin minimal jetik!Si do hyjmë në Europë ku 791 000 pensionistë marrin 100€-200€>>>Si mund të hyjmë në Europë ku shtresat më vulnerabël marrin 40-80€ në muaj?! A e keni pyetur Kryeministrin tonë Tradhtar,se sa e ka rrogën dhe sa € merr nga buxheti i shtetit si: kryeminister,deputet,kryetar i partisë socialiste,si përfaqësues i karteleve të drogës?!Informohuni dhe mos e përdorni cinizmin ekstrem,për të na poshtëruar më shumë në sy të Europës plakë,së cilës i kemi dhënë: bukuri, energji,fresku,rini…pa ne s’do të ishte kjo Europë që është sot (Janë fjalë të Emanuel Macron të thëna në tetor të 2024, në Tiranë ❤️)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In