• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

9 të vrarë dhe 7 të plagosur nga masakra në Teksas të SHBA-ve, ekzekutohet agresori

by Java News
07/05/2023 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, nëntë persona u vranë dhe të paktën shtatë u plagosën kur një person me veshje ushtarake hapi zjarr në një dyqan në Allen, rreth 40 kilometra nga Dallasi. Ai qëlloi drejt turmës, përpara se të ekzekutohej nga një oficer policie. Dyshohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Një tjetër episod i çmendurisë me armë u regjistrua rreth orës 15:30 të së shtunës, gjatë asaj që dukej si një pasdite tipike blerjesh në qendrën tregtare Allen Premium Outlets. Mijëra njerëz lëviznin mes më shumë se njëqind dyqaneve, të pavetëdijshëm për makthin që do të përjetonin brenda pak minutash. Dëshmitarët thanë se papritmas dëgjuan një zhurmë të fortë armësh, midis 14 dhe 60 të shtënave e pastaj vetëm kaos.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur shmangien e një bilanci edhe më të rëndë viktimash. Për momentin nuk dihen arsyet e masakrës. Një dëshmitar u shpreh:

Agresori mbante veshur një jelek dhe dukej qartazi se ishte i trajnuar. Ai e dinte se çfarë po bënte.

Një video tronditëse që qarkullon në Twitter e tregon autorin të veshur me një kostum të errët, duke zbritur nga një makinë gri, në parkingun e qendrës tregtare dhe qëllon mbi njerëzit. Imazhet janë të paqarta e në distancë, por zhurma e armëve dëgjohet mirë.

Po në Amerikë, këtë fundjavë në Kaliforni, një vajzë 17-vjeçare u vra dhe pesë djem të moshave nga 18 në 21 vjeç u plagosën nga të shtëna armësh, në një festë në Chico. Ka patur më shumë se 150 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit 2023, sipas të dhënave nga organizata jofitimprurëse Gun Violence. Vitin e kaluar ishin 647, mesatarisht dy në ditë.

/s.f

Next Post
Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor të miturën, arrestohet 25-vjeçari

'Ikni ose do hani plumbin’/ Arrestohen 2 personat që kërcënuan mbështetësit e kandidatit të Berishës në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In