• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

9 Maji do tregojë mjerimin e politikës sonë

by Ben Andoni
09/05/2025 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rikthimi i shenjave të fashizmi në Evropë dhe kudo nëpër botë nuk po ndodh me trumpetat e dikurshme dhe me pogrone të tipit Kristallnacht, por po shfaqet me simptomat e para, të cilat paralajmërojnë kohë të këqija. Përfitimi vjen prej indiferencës dhe përbuzjes ndaj anti-fashizmit. Që nga SHBA-ja dhe duke vazhduar në kontinentin tonë, filozofë dhe historianë po mundohen të argumentojnë dhe paralajmërojnë për rreziqet e një totalitarizmi të frikshëm. Por si ndodh zakonisht para ndryshimeve të mëdha, popujt po dremisin. Dremitja e popujve zakonisht është paraardhësve e fatkeqësive. Historiani dhe filozofi Timothy Snyder po e tregon fenomenin për Amerikën dhe paralajmëroi qysh në mandatin e parë të Trump për kohët e vështira që na presin, duke e lidhur me bjerrjen e demokracisë në burim.
Shqipëria nuk mund t’i shmanget dot narrativave që tashmë e kanë pushtuar Evropën e Lindjes dhe atë Qendrore sa i përket fashizmit. Por në rastin tonë ndjeshmëria e vëzhguesve të kujdesshëm rritet, kur mendon se jemi në prag të 9 Majit, datës që shënon fundin e fashizmit dhe ku Shqipëria dha kontributin e saj të vogël material por të madh moral. Partia Socialiste dhe mëtuesja për vendin e saj, Partia Demokratike as nuk e panë si arsye që t’iu drejtoheshin në këtë fushatë elektoratit të tyre me ndonjë temë për antifashizmin. Zero. E para, sepse në llogarinë mirëfilli pragmatike dhe me mënyrën sesi janë sjellë me përkujtimin e të rënëve të shumtë, politikanët tanë e dinë se nuk fitojnë pikë me të (s’kemi ende datë të dakordësuar çlirimi në vend!!!), kurse e dyta, fashizmi “nuk përbën” më shqetësim për shqiptarët!! Ca më shumë akoma, përmes mediave tona, kemi tashmë nostalgjikë që kanë treguar se nuk kanë reflektuar përpos që përpiqen të retushojnë një histori të dhimbshme dhe të pashembullt kolaboracionizmi. Kujtesa e ngushtë është më shumë se mëkat për Ballkanin dhe shqiptarët. Shqiptarët e bashkuar këtej e andej kufirit kanë ende kujtimin e Divizionit “Skandërbeg” që bëri raprezalje në vend; Kroacia, jo pak herë përballet me pinjollët e Lëvizjes Ustashe, që të udhëhequr nga Ante Paveliq, jo thjesht bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por zbatuan ekstremisht politika nacionaliste dhe raciste, kulmuar me menaxhimin e njërit prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në Evropë; Serbia që ka kontribute të pamohueshme në L2B solli në skenë para disa vitesh një monstër të tipit Sheshelj, i cili me Partinë Radikale është akuzuar sistematikisht për promovimin e ideologjive fashiste dhe ultranacionaliste (Vuçiq është pjellë e këtij formacioni); Sllovenia me bashkëpunëtorët e saj proitalianë mbetet cinike; Rumania me “Gardën e Hekurt”, lëvizjen e njohur fashiste, udhëhequr nga Corneliu Zelea Codreanu, në periudhën ndërmjet dy luftërave u forcua dhe promovoi ideologjitë antisemite dhe nacionaliste; Greqia fqinje me regjimin e 4 gushtit, i udhëhequr nga Ioannis Metaksas, adoptoi karakteristika fashiste, kurse Partia Nacional Socialiste Greke, e cila identifikohej si lëvizje fashiste, bashkëpunoi hapur me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot pinjollët e tyre tregohen krenarë.
Po pse shmanget kjo ngritje që po ushqen ekstremet e politikës? Ajo që dihet mirë është se në të gjithë Evropën, fuqia e të Djathtës Ekstreme është realitet dhe narrativat historike po përkrahin individë apo lëvizje që ndikojnë dhe shfrytëzohen nga politika jonë shterpë e vuajtur për ide. Ashtu si përjashtimi që po i bëhet këtyre forcave po tregon se Evropa që i ushqeu po e ndjen dihatjen e tyre fill pas vete. Nga ana e saj, Shqipëria ka një sentiment nacionalist arkaik, që rritet në momente incidentesh diplomatike ose përplasje me fqinjët të cilat përcjellin identitetin kombëtar dhe sovranitetin në forma patetike dhe agresive. Po ashtu, problemet sociale dhe ekonomike, që në Shqipëri po shtohen, ka shumë gjasa të bëhen truall i mirë për ideologjitë ekstreme. Identiteti kultural dhe politik, i cili indirekt përdoret tek ne mund të përfitojë të shpalosë ideologji ekstreme për shkak të institucioneve të dobëta demokratike. Në fakt në Shqipëri kemi ende simptoma që nuk po kthehen në dukuri, por shqetësuese është se polarizimi në vend është i lartë dhe ushqen narrativa të tilla, sidomos ndaj atyre që kërkojnë vetëm pushtet. Ajo që është edhe më shqetësuese është se antifashizmi është një lloj narrative që nuk përmendet nga askush. “As nuk na ka shkuar ndërmend që të flasim për të, por mund ta zgjidhim me një dakordësi politike…”, iu përgjigj autorit pak ditë më parë në një ballafaqim në media një politikan i lartë i PD-së. PS-ja që dikur e përdorte shumë kartën e antifashizmit në këto zgjedhje as nuk e ka përmendur, e para se pse është shuar brezi i veteranëve dhe i njerëzve të lidhur me këtë trashëgimi, e dyta sepse i duket “moderne” që të shkëputet nga kjo traditë me indiferencën e saj, e cila po e tregon formacion shumë pa bosht. Anipse, në kontinent, fashizmi i shekullit XXI ka marrë udhë nga vetë politikanët. “Ende nuk kemi pyetur: çfarë është fashizmi i shekullit 21? Ai i shekullit të 20-të u përpoq të shkatërronte Sovjetikët, në Rusi ose në ndonjë pjesë tjetër të botës ku mund të gjendeshin. Ku janë bolshevikët sot? Padyshim që ato janë fantazi. Por lodhja e neoliberalizmit në konsolidimin e vetvetes dhe krizat politike që u shtohen atyre ekonomike po ringjallin frikën e bolshevikëve. Kjo këmbëngulje është befasuese”, shprehet studiuesi Antonio Negri tek ‘A 21st Century Fascist’. Për Shqipërinë problemi ende s’lidhet me sjelljen e të Djathtës dhe ideologjinë e saj, pasi paradoksalisht ky formacion është i mbushur me elementë të së Majtës, por me faktin se kjo e Djathtë është gati të bëj çfarëdo lloj flirti symbyllur. Studiuesi Enzo Traverso shkon më tej për fenomenin, kur vëren se ‘E Djathta e re është nacionaliste, raciste dhe ksenofobe’, e cila e kërkon një udhëheqje të tipit të fortë, gjoja ‘karizmatike’, kurse e Majta, është krejt e paqartë ose si shprehet historiani Richard Wolin që ka përdorur termin “fashizëm i majtë” : “disa intelektualë evropianë janë dashuruar pas teorive post-moderniste ose anti-iluminizmit, duke hapur mundësinë për pozicione të ngjashme me mbajtjen e kultit, iracionalitetin, anti-demokracinë që kombinojnë të gjitha me karakteristikat e një lloj neo-fashizmi”.
Për Shqipërinë problemi qëndron jo vetëm në apatinë e strukturave që merren me të, por mbi të gjitha narrativave që kanë marrë pushtet prej ndershmërisë së paraqitjes së metodologjisë. Komplekset i kanë kaluar me kohë në Evropë. Kështu, studiuesi francez Bernard Lory, duke analizuar Ballkanin gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrin në konkluzionin për karakterin e katërfishtë të ngjarjeve në këtë rajon të Evropës si: çlirimtar, fetar, etnik, civil. Edhe kaq mund të mjaftonte që në fushatën e vagullt politike të zinin vend dhe heronjtë e antifashizmit në këtë 9 Maj, kaq të thatë dhe pa identitet të Shqipërisë 2025. (Homo Albanicus)

Next Post
Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë, Ministria e Brendshme sqaron detajet

Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë, Ministria e Brendshme sqaron detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In