• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

85 vjetori, Kumbaro i uron ditëlindjen, Agolli e pret me surprizë

by A R
13/10/2016 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli sot feston ditëlindjen e tij të 85-të. Me këtë rast, Ministria e Kulturës ka shpallur Javën e Dritëroit me një sërë aktivitetesh, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka bërë një vizitë në shtëpi shkrimtarit dhe intelektualit për ta uruar në ditën e tij të veçantë.

Ministrja kishte zgjedhur një buqetë me lule për Agollin, por shkrimtari e ka surprizuar Kumbaron me dhuratën e vet. Ai i dhuroi asaj një nga librat e tij me poezi “Prit edhe pak”, ku me shkrimin e një dore që dridhet prej viteve,por ende vitale për të shkruar, shënoi:

“ Zonja Mirela Kumbaro, ju përgëzoj për të gjitha të mirat që keni bërë në fushën e kulturës, veçanërisht në atë të letërsisë dhe arteve. Me dashuri. Rrofshi, Dritëroi”

Në bisedën miqësore me ministren, Agolli vlerësoi sidomos Fushatën Kombëtare të Leximit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, me moton “Takohemi për një libër”. Shkrimtari tha se e ka ndjekur këtë nismë dhe se ndjen gëzim kur sheh se po punohet në fushën e letërsisë për të motivuar njerëzit të lexojnë dhe të duan librin. Gjithashtu shkrimtari shtoi se letërsia shqiptare, pa harruar atë të Kosovës, po vijon të trashëgohet brez pas brezi, me shumë emra të nderuar, të cilët po vijojnë këtë traditë të mirë të letrave shqip.

Ndërsa Kumbaro tha se ishte e nderuar që ishte aty, krah shkrimtarit të madh, ndër të paktët që lexohet e preferohet nga të gjithë brezat.

Dritëro Agolli më tej, tha se, ai vijon të lexojë ende, ndërsa ndau me ministren disa nga eksperiencat në kohën kur punonte si gazetar dhe udhëtonte në të gjithë Shqipërinë.

Një suprizë tjetër e bukur për shkrimtarin në këtë 85-vjetor ishin një grup vajzash, adhuruese të tij, të cilat kishin veshur bluza të stampuara me vargje nga poezi të Agollit.  /a.m.

Next Post
Vokshi në Kukës: Qeveria nxit seks, drogë e plehra

"Rama të akordojë fonde për banorët e pëmbytur në Milot, t'i lërë shëtitjet në Beograd"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com