• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

824 të rinj konkurrentë në testim për “Patrullë të Përgjithshme”, Balla: Sfida për ta rinuar Policinë e Shtetit është e hapur

by Java News
27/12/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në testim për t’u pranuar në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër testin e përgjithshëm me shkrim, të aplikantëve të rinj për t’u pranuar në kursin “Patrullë e Përgjithshme”.

Këtë vit, numri i përgjithshëm i aplikantëve ishte 824 djem dhe vajza, prej të cilëve 400 do të përzgjidhen. Ministri Balla u interesua për gjithë procesin e aplikimit të kandidatëve të rinj dhe masave që janë marrë për sigurinë e gjithë fazave të testimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku shpjegoi se procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve dhe AMP me një plan masash të veçanta.

“Monitorohen të gjithë konkurrentët dhe verifikohen paraprakisht që të mos kenë pajisje elektronikë, celular etj, në sallën e testimit”, tha Rrumbullaku.

Ky testim me shkrim zgjat rreth 2 orë dhe pyetjet janë përgatitur nga Ministria e Arsimit. Korrigjimi i testit për secilin nga kandidatët, do të bëhet elektronikisht, duke shmangur kësisoj çdo mundësi ndikimi apo deformimi të rezultateve.

Drejtori Rrumbullaku  sqaroi se pas përfundimit të këtij testimi me shkrim, kandidatët do të duhet të kalojnë edhe një sërë provimesh të tjera pasuese, që janë testimi fizik, intervista me gojë, testimi psikologjik, ai mjekësor dhe duke u mbyllur cikli me vlerësimin përfundimtar të besueshmërisë së personit, pra pranimit në Akademinë e Sigurisë.

Fituesit e këtij testimi të parë, do të afishohen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, vetëm me kodet përkatëse të kandidatëve, pra jo me emra.

Gjithë procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, do të zgjasë rreth dy muaj dhe në shkurt të vitit të ardhshëm, kandidatët e sotëm fitues, do të mund të fillojnë studimet për kursin “Patrullë e Përgjithshme”.

Ministri Balla theksoi në një postim në rrjete sociale se sfida për ta rinuar Policinë e Shtetit është e hapur.

“824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria merren në provim për t’u pranuar në Policinë e Shtetit – Patrullë e Përgjithshme. Duke u bërë oficer policie keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëni diferencë pozitive në komunitetin tuaj. Ju do të mbroni rendin publik, parandaloni dhe hetoni krimin. Është një detyrë e rëndësishme publike, shumë sfiduese, e cila ju jep mundësinë të shikoni impaktin direkt të punës tuaj,” u shpreh ministri Balla./m.j

Next Post
U gjet i vrarë në rrugë me armë zjarri, identifikohet 34-vjeçari në Fushë-Krujë

Emri/ Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari në Pogradec, dyshohet se vdekja…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In