• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

by E S
18/10/2025 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.

Roli i medias, personazhet e njohur, apo fushatat e ndërgjegjësimit nga institucionet zyrtare, janë vetëm njëra anë e medaljes. Të parët që e bëjnë këtë thirrje, për ekzaminim të hershëm dhe kapjen në kohë të diagnozës, janë vetë mjekët.

Prof. asc. Helidon Nina, shef i Onkologjikut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet për ATSH-në se për vitin 2024 u regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa 15 raste ishin meshkuj.

Sipas Ninës, incidenca e vitit të kaluar është një tregues që nuk ka mbizotërim të moshave të reja që preken nga kanceri i gjirit, pra nuk ka një trend rritës te moshat e reja.

“Grupmosha më e prekur është në fashën 50-70 vjeç dhe për këtë qëllim mamografia rekomandohet sidomos për këtë grup-moshë. Si faktorë risku kemi ato që nuk varen nga individi, që janë të pamodifikueshme, si qenia femër, trashëgimia, testet gjenetike pozitive, një menopauzë e hershme apo e vonshme, rrezatimet për arsye të tjera që janë bërë në mosha të reja, limfoma janë këto disa nga faktorët që ne nuk kemi mundësi t’i modifikojmë”, tha Nina.

“Ato faktorë që varen nga individi janë ulja e nivelit të obezitetit, aktiviteti fizik i këshillueshëm një orë e gjysmë në javë, mosmarrja e terapive hormonale apo kontraceptivëve për sistemin riprodhues për periudha të gjata kohore, lindja para moshës 30 vjeç, gjidhënia etj”, pohoi ai.

Nina u ndal edhe te trendi i diagnostikimeve vitet e fundit dhe mënyra si kanë ndryshuar këto metoda ndër vite edhe në QSUNT.

Sipas tij, shtylla e trajtimit të një kanceri gjiri mbetet kirurgjia, kimioterapia, radioterapia, hormonoterapia e tjerë.

“Në të gjitha këto elementë për të luftuar këtë sëmundje, gjithmonë ka evolucione. Edhe në QSUNT kemi terapi edhe imunoterapi, si edhe kimioterapi të reja që gjejnë zbatim edhe te ne. Sa i takon radioterapisë, evolucion është fakti që kemi kaluar nga kobalti, tek askeleratori linear. Mjetet diagnostike për imazherinë kanë pësuar transformime pasi është kaluar nga mamografia standarde në mamografinë me tomosintezë 3D, nga eko standarde në eko elastrografike, rezonanca magnetike etj”, pohoi Nina.

Ai tha se ka disa teknika që përdoren edhe pasi bëhet heqja e gjirit dhe vendosja e protezës nën muskulin e mbuluar me meshë apo mbi muskulin e mbuluar me meshë.

“Aktualisht vendoset proteza nën lëkurë pa përdorur meshë fare. E përmend meshën, pasi është një element mjekësor i kushtueshëm”, tha Nina, ndërsa theksoi se përveç mjekimeve që ofrohen nga Fondi i Barnave, po synohet nga MSHMS që protezimi i gjirit pas kirurgjisë të jetë tërësisht i rimbursuar nga shteti.

Prof. asc. Nina vuri theksin edhe te diagnostikimi i hershëm, pasi nëse pacienti nuk ka metastaza, edhe mundësitë e trajtimit dhe menaxhimi i diagnozës është shumë më i kollajtë, se kur mbërrihet në një stad të avancuar të sëmundjes.

“Shteti dhe MSHMS e ofron falas mamografinë jo vetëm gjatë Tetorit Rozë, por edhe gjatë vitit në spitale, maternitete, në stacionet e lëvizshme. Në QSUNT mamografitë zhvillohen gjatë gjithë ditës deri në orën 18:00 të pasdites. Vitin e kaluar, me urdhër ministri u kërkua që mamografia e lëvizshme të bëhet edhe në rrethe të caktuara të vendit gjatë gjithë vitit, për të ndihmuar ato zona që nuk kanë akses për shkak të largësisë. Janë dy mamografi të lëvizshme dhe kalendarin e kryerjes së mamografive çdo javë dhe muaj e ka ISHP-ja”, tha Nina.

Sipas tij, disa nga shenjat e para që duhet të trajtohen si shqetësuese nga gratë janë një masë në gji, tërheqje e lëkurës, një sekrecion me ngjyrë të kuqe ose të zezë nga thithi, gjëndra në sqetull, një edemë e lëkurës, një skuqje që ngatërrohet me mastitin etj.

“Vetekzaminimi nuk është vendimtar në çështjen e kancerit të gjirit, por ka peshën e vetë të rëndësisë”, pohoi Nina.

Shefi i Onkologjikut, e mbyll intervistën e tij për ATSH-në me një mesazh drejtuar të gjitha grave dhe vajzave, që të mos presin tetorin për të bërë mamografi dhe eko gjiri, por të shfrytëzojnë çdo periudhë të vitit.

“Lufta bëhet gjatë gjithë vitit dhe media ka rol në këtë pjesë. Vizita te mjeku specialist, informacionet që vijnë edhe nga gratë e mbijetuara nga kjo patologji janë gjithashtu të vlefshme. Çdo vit shohim individë që bëjnë ekzaminime pa pasur asnjë shenjë apo problematikë. Prandaj duhet të kemi një qasje sa më të gjerë përballë kësaj patologjie”, përfundoi prof. asc. Helidon Nina./Marrë nga ATSH

Next Post
Lufta në Ukrainë, Zelensky u bën thirrje aleatëve: Le të shmangim përshkallëzimin, jam gati të negocioj

Lufta në Ukrainë, Zelensky u bën thirrje aleatëve: Le të shmangim përshkallëzimin, jam gati të negocioj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In