• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky u bën thirrje aleatëve: Le të shmangim përshkallëzimin, jam gati të negocioj

by E S
18/10/2025 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë Tomahawk. “Për raketat me rreze të gjatë kemi vendosur që të mos flasim. Askush nuk dëshiron… Amerika nuk dëshiron një përshkallëzim, dhe ato janë jashtë diskutimit”. Sapo del nga Shtëpia e Bardhë, Volodymyr Zelensky merr celularin dhe telefonon aleatët evropianë — përfshirë Italinë — pastaj ndalet përpara kamerave. Por atëherë, zoti president, pas bisedës me Trump, jeni më optimist apo më pak optimist për mundësinë që t’i merrni? “Jam realist. Rusia ka frikë nga Tomahawk-ët, është një armë shumë e fuqishme. Por ka të drejtë Trump: duhet të ndalemi dhe të flasim. Të ndalojmë luftën në vijën e frontit, pastaj do të diskutojmë për gjithçka tjetër”.

Të njëjtin mbiemër, realist, ai e përdori për të mbyllur një tjetër nga betejat e mëdha politike — atë për pranimin në NATO. Arsyetimet ishin të njëjta, edhe përfundimi po ashtu: rrezikohet përshkallëzimi, asgjë për t’u bërë. Nuk shkoi siç priste ky takimi i pestë me Trump-in e dytë, pas “katastrofës” diplomatike të shkurtit, bisedës riparuese në Shën Pjetër më 26 prill, takimit kolektiv të gushtit në Uashington me Të vullnetshmit dhe suksesit të papritur në margjinat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kur madje kishte shpresuar se kishte gjetur sërish aleatin e tij më të fuqishëm.

Këtë herë, Putini ia hoqi topin përpara se ta godiste, duke telefonuar Shtëpinë e Bardhë të enjten ndërsa Zelensky ishte ende në fluturim. Ia dogji takimin dypalësh: i rishkroi axhendën, i ndryshoi temat. Presidenti ukrainas gjithsesi përpiqet: nëse më jep Tomahawk-ët e tu, do t’ju jap edhe dronët e mi, duke u përpjekur të bëjë një shkëmbim në tregun gjeopolitik rreth tryezës së shtruar për drekën e punës. Dy presidentët janë ballë për ballë me delegacionet përkrah, pas tyre turma gazetarësh dhe kamerash për një konferencë shtypi joformale para samitit që s’ka të mbaruar — në stilin tipik të Trump-it të dytë.

Por presidenti ukrainas i ka mësuar rregullat: me një dozë nënshtrimi formal mban të qetë presidentin amerikan, i cili nuk e ka dashur kurrë dhe ende nuk e do. Por “po fillojmë të kuptohemi”. Trump “është plotësisht i vetëdijshëm për situatën në front”, dhe “Ukraina ka mijëra dronë, por asnjë Tomahawk. SHBA-të kanë Tomahawk dhe raketa të tjera, por mund të kenë edhe dronë ukrainas: mund të bashkëpunojmë. Ukraina mund të forcojë prodhimin amerikan dhe do t’i përdorë Tomahawk-ët vetëm kundër objektivave ushtarake. Ne duam paqe, por Putini jo”.

Megjithatë, takimi dypalësh në Budapest mes superfuqive ka devijuar qëllimet taktike. Ai kishte shkuar në Amerikë “me shpresën për të forcuar mbështetjen amerikane, duke e bërë Trumpin një aleat të vërtetë strategjik dhe jo një ndërmjetës”, thotë politologu Ruslan Bortnik. Por është ky i fundit roli që Trump ka vizatuar për veten: “lideri ndërmjetës” që do të negociojë paqen.

Trump luan rolin e të paanshmit, jo të aleatit. Kievi donte të shmangte lëshimet dhe synonte bashkëpunimin ekonomik, përfshirjen e kompanive amerikane në sektorin energjetik ukrainas dhe në porte, nënshkrimin e marrëveshjeve të mëdha për bashkëpunim ushtarako-industrial. Dhe rritjen e sanksioneve. Ëndrra që mbeten në sirtar. Gjithsesi, e gjitha kjo shërbente për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Qëllimin ndoshta e ka arritur gjithsesi. Për këtë arsye, në takimin dypalësh Zelensky nuk heq dorë nga tema më e rëndësishme: garancitë e sigurisë që Amerika nuk ia jep. Garancitë e forta dhe detyruese amerikane që do të zbutnin hezitimet e Kievit ndaj një paqeje të dhimbshme. “Garancitë dypalëshe nga Shtetet e Bashkuara janë thelbësore, sepse ato janë shumë të fuqishme. Trump ka mundësinë ta përfundojë luftën” — si me “armëpushimin në Lindjen e Mesme, mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe këtu. Kjo është një mundësi e madhe për Ukrainën”./La Repubblica

Next Post
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In