• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Dyshja Rama-Meta, skemë mafioze për blerjen e votave

by
22/04/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuza të rënda kanë ardhur nga zyra e selisë blu në lidhje me atë që PD e konsideron si “blerjes së votës”. Me anë të zëdhëneses për shtyp Partia Demokratike ka akuzuar LSI dhe inspektoriatin e  kontrollit të lojrave të fatit, se po favorizojnë biznese dhe dënojnë disa të tjerë në shërbim të votave të 21 qershorit.

“Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e 21 Qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit dhe tatimorëve.

Nga përgjigjet e realizuara nga Prokuroria të cilat media i bëri publike, rezulton se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“LSI –në, LSI-në ndihmoje”. Këto janë fjalët e inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që herët që dyshja Rama-Meta ka instaluar një oligarki në vend e cila beson vetëm në blerjen e votës.

Kjo skemë mafioze është e shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku bandat e pushtetit gjobisin biznese e kryejnë favorizime për të blerë votën.

Mijëra biznese sot e kanë lakun në fyt nga kjo frymë mafioze ndërsa mijëra biznese të tjera janë mbyllur. Sot shumica e shqiptarëve janë në kufinjtë e mbijetesës, ndërsa mijëra prej tyre kanë marrë rrugët e eksodit për shkak të kësaj qeverisje oligarkike që nuk llogarit qytetarët.

I bëjmë thirrje prokurorisë që këtij hetimi ti shkojë deri në fund për të zbardhur çdo përgjegjësi në këtë skeme mafioze të blerjes së votës e cila dënohet rëndë sipas ligjit shqiptar.

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e presioneve mafioze nga bandat e veshura me pushtet por ti bashkohen referendumit popullor më 21 Qershor për të rrëzuar oligarkinë Rama-Meta nga pushteti.”, përfundon deklarata e zëdhënëses së PD Orjela Nebijaj

Next Post

Bregu: Kontroll internetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In