• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

800 mijë euro, Komiteti Ekzekutiv vendos 60 përqind rritje rroge për De Biasin

by A R
09/01/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së ka bërë mbledhjen e parë për vitin 2016 dhe çështja kryesore ka qenë kontrata e trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasi. Ky i fundit, sipas burimeve të sigurta nga ekzekutivi i futbollit shqiptar, ka këmbëngulur fort, që prej ditës së kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2016 për të pasur rritje të rrogës. Këtë kërkesë ia ka përsëritur herë pas here presidentit Armand Duka, që të vijojë bashkëpunimi.

Presidenti i FSHF-së ka kërkuar edhe mendimin e anëtarëve të KE-së, edhe pse e ka tagër të vetin marrëveshjen me trajnerin e kombëtares, qoftë për emërimin dhe shkarkimin, qoftë për termat financiare të kontratës. Ka pasur anëtarë, që kanë kërkuar vazhdimin e kontratës aktuale, e cila me kualifikimin në Europian është rinovuar automatikisht. Natyrisht, ekziston mendimi se De Biasi po përfiton nga rasti, duke marrë të gjitha meritat mbi vete, edhe pse në FSHF thonë se ka shumë faktorë për suksesin e kombëtares, çka trajneri italian e di fare mirë…

Sidoqoftë, në mbledhjen e djeshme ka mbizotëruar ideja për të ruajtur këtë frymë pozitive në kombëtare, të paktën deri në finalet e “Euro 2016”. Kjo do të thotë se është marrë në konsideratë kërkesa e 59-vjeçarit nga Sarmede, për t’iu rritur rroga në masën 60 për qind. Pra, shtesa në pagesën aktuale mujore, që merr De Biasi, do të jetë 60 për qind më shumë, çka do të thotë 800 mijë euro në vit, nga janari e në vazhdim.

Komiteti Ekzekutiv ka qenë i një mendjeje, po ashtu, që pas kësaj rritjeje, nëse De Biasi hedh të tjera “vickla”, apo kërkon largimin (në mbledhjen e djeshme është folur për ofertën kineze, që i ka ardhur trajnerit të kombëtares), të lihet i lirë. Kuptohet, kjo gjë vlen më shumë pas finaleve të “Euro 2016”, sepse deri aty është i sigurtë dhe do të kapërdihet sido të vijnë punët nga FSHF-ja bashkëpunimi. Kjo nuk vihet në diskutim as nga De Biasi, sidomos pas kësaj rritjeje të rrogës. Në kontratë ka një klauzolë, që thotë se në rast të prishjes së njëanshme të marrëveshjes, dëmshpërblimi është 100 mijë euro.

Trajnerit kuqezi i është garantuar mbështetje maksimale në këtë periudhë, kur do të bëhen përgatitjet për fazën finale të Europianit, por ka pasur anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që kanë ngritur shqetësimin e një angazhimi tjetër të mundshëm të De Biasit, si shkes i transferimeve të lojtarëve kuqezinj. Kjo gjë është përshëndetur, nëse bëhet për sistemimin e lojtarëve të kombëtares në klube të ndryshme, por duhet ndaluar nëse kalon caqet dhe kthehet në menaxhim të mirëfilltë. Jo aq për ndonjë përfitim të trajnerit, se sa për interferim në përzgjedhjen e lojtarëve në kombëtare.

Shqetësimi ka qenë i këtij lloji: Lojtarët, edhe ata që De Biasi ka sugjeruar për klube të ndryshme, duhet të jenë në listën e 23 të federuarve në UEFA për Kampionatin europian të kësaj vere në bazë të meritës, të paraqitjes në skuadrat ku luajnë, jo prej gjërave dhe afiniteteve të tjera. Në këtë pikë është sugjeruar që roli i drejtoreit teknik në kombëtare, ai që funksionon mes trajnerit dhe presidentit, të jetë më vendimmarrës në rastet kur mendohet se i hahet haku dikujt në kurriz të një tjetri.

Burimi brenda Komitetit Ekzekutiv tha për “Telesport.al” se ka pasur presion dhe lojëra nga ana e De Biasit për të përfituar domosdo rritje të pagës. Thënë ndryshe, FSHF-ja është dorëzuar më në fund para kërkesave të tij financiare, të paktën deri në finalet e “Euro 2016”. Më pas, ka gjasa që topi të ndërrojë fushë…

Next Post

Prishtinë/ Zjarr selisë së qeverisë, dy policë me djegie të lehta (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In