• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan “fundos” prokurorin e Krimeve të Rënda

by Java News
11/12/2019 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontaktet e shpeshta me një preson të krimit të organizuar i kanë kushtuar shkarkimin nga detyra prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Sipas vendimit të shkarkimit të datës 6 nëntor 2019, i siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar fillimisht një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kulluri për të vijuar detyrën, për shkak të lidhjeve me një person të përfshirë në trafik droge.

Bazuar në këtë raport, prokurori i njohur amerikan John Leonardo, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka kryer një hetim më të thelluar. Prokurori amerikan ka arritur në konkluzionin se prokurori Përparim Kulluri ka komunikuar në telefon gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016 me personin A. B., i njohur më pas edhe M. B, pasi ka ndryshuar emrin.

Ndërkaq më 11.5.2006, Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij e këtij personi për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, sipas vëzhguesit të ONM, nga të dhënat e sistemit TIMS, ka rezultuar se prokurori ka përdorur makinën e këtij personazhi, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata greke. Më tej, ky person është hetuar penalisht edhe nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri për trafik droge, në vitin 2014.

Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj ka konkluduar se prokurori ka udhëtuar 6 herë jashtë vendit me makinë e A. B, në pozicionin e “shoferit”. Nga ana tjetër, prokurori Kulluri ka shpjeguar se këtë shtetas se e njeh, pasi kanë qenë studentë në vitin 1990, por që nuk ka qenë në dijeni të faktit se ai apo vëllai i tij janë të përfshirë në krimin e organizuar si dhe nuk ka pasur dijeni se mund të ketë qenë i dënuar në Greqi.

Por, KPK ka theksuar se prokurori duhej të tregohej i kujdesshëm me përdorimin e makinës dhe se aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike të këtij personi konstatohet edhe nga burime të hapura, duke iu referuar lajmeve të vitit 2005. Bëhet fjalë për lajmin e publikuar në qershor të 2005, sipas të cili policia greke sekuestroi 90 kg hashash në qendër të Athinës si dhe vuri në pranga çiftin e bashkëshortëve shqiptarë, Artur Asimaj, 26-vjeç nga Vlora si dhe bashkëshortja e tij, Silvia Shkeli, 22-vjeç nga Tirana. Sipas zëdhënësit të policisë greke në atë kohë, kreu i këtij trafiku dyshohej të ishte një shqiptar, A. B, me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Fier.

Gjetjet e hetuesit amerikan për prokurorin Përparim Kulluri

1. Ka informacion se shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., i lindur më 17.4.1972, ka qenë i proceduar penalisht në Greqi. Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij më 11.5.2006, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Gjithashtu, shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., duke filluar nga data 24.1.2014, është hetuar penalisht për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku subjekti i rivlerësimit ka punuar nga tetori i vitit 2013, e në vazhdim.

3. Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe trafikimi i lëndëve narkotike përbëjnë vepra penale të “krimit të organizuar”, siç përcaktohet nga pika 15, e nenit 3, të ligjit të nr. 84/2016. Për pasojë, A. B., i njohur ndryshe edhe si M. B., është “person i përfshirë në krimin e organizuar”, në bazë të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, nga data 11.5.2006, e në vijim.

4. Numri i telefonit (*), i regjistruar në emrin e subjektit të rivlerësimit, është përdorur shpesh gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016, për t’i telefonuar numrit të telefonit (*), i cili ka qenë i regjistruar në emër të shtetasit A. B., i njohur edhe si M. B. .

5. Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2013, nga të dhënat e sistemit TIMS rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar dhe ka kaluar kufirin shqiptar disa herë, duke drejtuar një autoveturë me targa (*). Ky automjet rezulton se në këtë periudhë ka qenë në pronësi të shtetasit M. B. (i njohur edhe si A. B.), nga viti 2010 deri në vitin 2014. Subjekti i rivlerësimit ka pranuar se e ka përdorur automjetin jo vetëm për të kaluar kufirin, por edhe për qëllime të përgjithshme gjatë vitit 2012 dhe vitit 2013. /shqiptarja.com/

Next Post
Ministrisë së Arsimit i ikën një zëvendës ministër, emërohen dy të rinj

Ministrisë së Arsimit i ikën një zëvendës ministër, emërohen dy të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In