• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

8 vjet pritje për pagat e punës, 11 letra e ‘ngujim’ në derë të bashkisë: Na i jepni Lekët sa jemi këtu

by A M
29/09/2023 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 16 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e Petref Hykës, ish-shofer autobusi në Parkun e Autobusëve të udhëtarëve, në varësi të Bashkisë Tiranë.

Në vitin 2013, kryetari i kohës i Bashkisë, Lulzim Basha pushoi Petrefin dhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua Bashkisë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit.

Tani Petrefit i takojnë rreth 5 milionë Lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park autobuzash-Bashki.

Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës juridike, ku nga 10 shkresa që kishte bërë qytetari më parë bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën.

19 DHJETOR 2022:

Denoncuesi: Kam punuar 10 vjet në Parkun e Autobusave Kinostudio-Kombinat si shofer. Në 2013-ën me ardhjen e autobusave të rinj, 70 shofera dhe fatorino nuk i morën më në punë. Kryetar bashkie në atë kohë ishte Lulzim Basha.

Gazetarja: T’u dhanë këto pagesat që ti kishe për të marrë?

Denoncuesi: Jo. Që nga 2015 e deri këtej, ne nuk kemi marrë asnjë Lekë.

Pas interesimit të herë pas hershëm të “Stop”, më në fund Bashkia Tiranë kthen përgjigje duke premtuar se do të merret me rastin shumë shpejt që të ekzekutohet vendimi i gjykatës dhe Petref Hyka të marrë paratë që i takojnë.

Gazetarja: Sipas kësaj kthim-përgjigje, Bashkia e Tiranës është duke u futur në rrugë të problematikës. Janë në fazën e marrjes së një vendimi, por se çfarë vendimi do të merret në fund…

Denoncuesi: Ju lutem shumë na jepni Lekët sepse shoferët kanë qenë të vjetër dhe janë gati 15 shofera që kanë vdekur deri tani nga 2013. Lali na e zgjidh këtë problem se është gjynah. Na jepni lekët sa jemi këtu, t’i hamë o burrë i dheut.

/a.d

Next Post
Socialistët anulojnë festën në Kukës për shkak të zisë në Kosovë, Halilaj: Iu bashkohemi vëllezërve tanë…

 “Do kthej emigrantët”, zotimet e kryebashkiakut të Kukësit pas fitores: Turizmi dhe infrastruktura prioriteti im!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In