• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

8 tonë kanabis me kamion, prokuroria jep detaje për prangosjen e 4 policëve

by A R
25/03/2017 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në vijim të hetimeve të nisura pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se ka nisur hetimin, pasi në mediat në Shqipëri është publikuar fakti në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 8 ton lëndë narkotike të llojit marijuanë nga Autoritetet Policore Italiane  dhe dyshohej se mjeti i transportit që kishte trafikuar këtë sasi lëndë narkotike e kishte origjinën e tij nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z.S, rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe, pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë. Po me datë 05.02.2017, në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive. Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.

Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe  i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer veprimet e saj proceduriale. Në bazë të tyre, rezulton se kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqësor. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali.

Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës.

Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për ekzekutimin e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë:

Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni

Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje

Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje

Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.

Next Post
Shendeti/Ushqimet që ju lënë pa gjumë

Shendeti/Ushqimet që ju lënë pa gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com