Prokuroria e Beratit ka kërkuar ndalimin e tre personave, mes tyre edhe dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi një sasi prej 8 tonë domate të eksportuara në Kroaci rezultoi me nivel shumë të lartë të pesticidit të ndaluar “Chlorfenapyr”.
Të proceduarit janë shtetasit M.Q., administrator i subjektit, si dhe inspektorët R.L. dhe G.D., inspektorë të AKU.
Ata akuzohen për katër vepra penale: “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.











