• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Marsi i legenave

by Enkel Demi
08/03/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është 8 mars dhe ka gjasa që në drekë mos të gjesh vend në restorante, kurse në mbrëmje jeta e natës do të njohë një shkëndijzë të re mesjave. Të nesërmen do të botohen në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale foto të vajzave e grave që bëjnë party me djem që zhvishen ose si quhet në gjuhën e rëndomtë striptease.

Kjo është pjesa urbane e festës, ajo më e dukshmja, më e rrokshmja, më e shitura. Pjesa tjetër është Nazime Visha, e cila sërish nuk ia doli dot të përfitonte faljen më shumë se tre muaj. Janë ato zonja, të cilat i bien shatit nga mëngjesi deri në darkë, janë ato vajzat që fqinjët, të afërmit, shokët, rrëmbyesit i kanë nxjerrë të punojnë në këmbësore.

Megjithëse për 8 mars ka hare të madhe, nuk do të mungojë padyshim kreu i qeverisë mes grave dhe ai i opozitës mos gaboj me opozitaret e Korçës. Edhe kësaj rradhe gratë do të trajtohen si tufa. Janë ende të freskëta 8-at e shkuara, kur ish-kryeministri i mblidhte zonjat në Pallatin e Kongreseve dhe u fliste mbi dy orë. Ky i sotmi atëherë shpotiste, tash bën tëpkë njësoj. Kjo, sepse ne vijmë nga shoqëri tejet patriarkale, ku gruaja është konsideruar nj’ashtu si bagëtia, pjellore, qumështore dhe kafshë pune.

Në mileniumin e ri nuk ndryshon shumë historia, pavarësisht se mund të kemi tablet dhe telefonë të zgjuar nëpër duar. Gratë në gjithë botën shqiptare hanë dru si gomari në duhan, përdhunohen, sakatohen dhe shfrytëzohen në mënyrën më shtazore. Edhe viti që lamë pas, edhe ky vit që kemi nisur kanë shënuar përkeqësim të jetës së gruas në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, kudo ku jetojnë burrat e shqipes. Rrihen nënat, motrat, të dashurat, gratë. Vriten për një fjalë goje dhe nuk i dhimbsen kujt, veç për 8 mars ca syresh i lënë të gëzojnë.

Shqiptarët janë kombi më frikacak në rruzull, përderisa e kanë normë morale të zhdëpin femrën. Një njeri që i gafurret më të dobëtit nuk është tjetër veçse një legen dhe këtë racë e kemi të shpeshtë në kronika lajmesh apo fotot që dalin nga gjykatat.

Kur Adami e ha mollën e ndalume në Kopshtin e Edenit, fajëson vetë Zotin, tek i thotë: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra.”

Dhe shqiptarët e kanë kuptuar fort bukur, i mbysin gratë, sepse ato e kanë fajin për frutin e Zanafillës.

Next Post

Xhyqi xhihadistëve/ Brucaj: 2 xhamitë i referuam në prokurori për islam radikal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In