• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Marsi, edhe një ditë bilanci

by Java News
08/03/2018 11:12
SSUCv3H4sIAAAAAAAEAJ2RwW6EIBCG7036DoazJiBCS19l08MI1E7WlQ3gNs3Gdy+oJJx74/9mfph/eL6+NA0ZIaAmH80zq6RxntcQPUR0S8KsPbk1GJ1HmBOkmW17hYQIcQ025CtOpCHaKfUe8PSXdy6HbkphLyZHKhHSViys484K2tp/O4/DZ4kCk1307z5wFcTb2cIR5HK0kutPtP5WR3ugsa7SsBp0VcqH0zBnA69uvnvUuEyVzcVv6+uNpZW7WwUWF/dJzmDEpJVmyTjj9F1QKlTPWd9LRso3OH1FU8+KJjs4CKDKyE68faluMFR2o1Wqk5qbYeBCCjakTW1/47AUEw4CAAA=

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mimoza Kelmendi/
Tashmë kjo ditë është kthyer në një traditë të gjatë në shumë vende të botës si Dita Ndërkombëtare e Grave. Diku protestojnë, diku festojnë e diku heshtin dhe vuajnë, por gjithësesi ato janë sot më shumë se kurrë në vëmendjen e të gjithëve.Këtë rradhë gratë gjermane festojnë 100 vjetorin e realizimit të një prej kërkesave të tyre themelore: Të drejtën për të votuar. Gjermania është ndër vendet e para që iu bashkangjit protestave të grave nëpër rrugë më 19 Mars 1911 në SHBA, Danimarkë, Suedi, Austro-Hungari dhe Zvicër me kërkesën për barazi. Vetëm në Gjermani demonstruan për të drejtat e tyre më shumë se një milion gra nën udhëheqjen e Clara Zetkin dhe Rosa Luxemburg. Ato e dinin se vetëm bashkë mund te arrinin diçka në politikë. Ishte nëntori i vitit 1918 kur Këshilli i përfaqësuesve të popullit do të miratonte pikërisht ligjin që i jepte për herë të parë grave në Gjermani të drejtën për të votuar dhe për të kandiduar në zgjedhje.

Sukseset e arritura në këto 100 vjet i bëjnë gratë gjermane edhe më të guximshme për të përballuar me sukses sfidat aktuale. Sot Bundestagu gjerman nuk është më aq shumë maskulist. Tashmë 1/3 e deputetëve janë gra. Edhe fakti që prej 12 vjetësh kemi një Kancelare grua në krye të vendit, apo disa gra në krye të ministrive apo qeverive të landeve, tregon më së miri se ku ka arritur gruaja gjermane sot.

Por ndërkohë që në bashkëvendosjen politike gratë në Gjermani janë gati në të njëjtin nivel me burrat, tjetër situatë kemi në jetën profesionale ku raporti është i zymtë: Vetëm tre përqind e grave gjenden në krye të koncerneve të mëdha. Në krahasimin ndërkombëtar Gjermania është fare qartë ndër vendet e fundit. SHBA, Britania e Madhe dhe Suedia tregojnë, se bëhet edhe ndryshe. Në listimet, ku janë renditur 50 gratë në pozicionet më të larta drejtuese, ndodhen 15 amerikane dhe një gjermane.

E megjithatë është vërtetë serioze nëse mendojmë që 8 marsi 2018 është dita, në të cilën shumica e grave gjermane janë shumë më mirë nga miliona të tjera në anë të ndryshme të globit. P.sh. nëse këtu diskutohet problemi i harmonizimit të familjes dhe punës, në Indi çdo vit vriten prej prindërve të tyre mbi 10.000 vajza të porsalindura, sepse familja nuk është në gjendje t´u paguajë atyre pajën. Ndërsa në mbarë botën rreth 130 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë.

Në Perandorinë aziatikojugore, Bhutan çdo familie ka të drejtë të japë vetëm një votë, ndërsa në Brunei gratë nuk kanë të drejtë të votojnë. Në Liban kanë të drejtë vote vetëm gratë që kanë një nivel të caktuar arsimi, ndërsa ne Arabinë Saudite më në fund gratë mund të ngasin vetë makinën apo të shkojnë në stadium. Si një vit më parë, edhe këtë vit (2018) bilanci është i njëjtë lidhur me diskriminimin që u bëhet grave të çdo moshe, të çdo ngjyre, feje apo prefesioni në mbarë botën. Në media rregullisht raportohet për fakte rrënqethëse të këtij fenomeni. Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për rrezikun e lartë që po shkakton dhuna ndaj grave. Shumë gra bien viktima të dhunës në familje, të ushtruar nga partnerët e tyre. Dhuna ndaj grave mbetet problem serioz dhe i vazhdueshëm si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Sipas zyrtarëve që merren me mbrojtjen e grave, 90 për qind e viktimave të dhunës në familje janë femrat kosovare. Ndërkohë që në

Shqipëri pozicionimi i gruas në politikë është përmirësuar dukshëm, mbetet shqetësuese dhuna që ushtrohet vazhdimisht ndaj saj. Vetëm në 2017 pati 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje.

Një studim i ri i Organizatës tregon sa akute janë në të vërtetë problemet në botë: një në tre gra është keqtrajtuar një herë nga partneri i saj. Sipas studimit në rajonet me të ardhura mesatare të larta, ndër të cilat Amerika e Veriut, Evropa, Australia dhe Japonia, rreth një e katërta e grave kanë qenë viktima të dhunës fizike ose seksuale nga partnerët e tyre. Në Azinë Jugore dhe Afrikë, shpesh ato nuk guxojnë të tregojnë se kush është shkaku i plagëve të tyre. Vetëm në Gjermani 35% e grave kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike. Në 28 vendet e BE-së bëhet fjalë mesatarisht për 33% të prekura.

Nëpër shkolla e universitete gratë e reja me arritjet e tyre prej kohësh i kanë lënë pas burrat. Por ç’vlerë ka shkollimi më i mirë, kur pjesë të shoqërisë ende kanë mbetur të ngurta duke u kapur pas imazhit të roleve të vjetra? Kush e ka seriozisht me çështjen e gruas, duhet të veprojë, të jetë konseguent dhe të ketë durim derisa barazia të rrënjoset në kokat e njerëzve, e më pas do të duhen edhe të tjera dekada që ajo të bëhet realitet. Hapat konkretë të çojnë drejt qëllimit. Kërkesa: pagë e barabartë për punë të barabartë është një shembull i mirë për këtë.

Ndërkohë BE po shton vazhdimisht trysninë ndaj kompanive për pjesëmarrje më të lartë të grave në pozicione drejtuese. Një projekt-direktivë e Komisionit parashikon një pjesëmarrje prej 40% të grave në bordet mbikqyrëse deri në 2020.

Next Post
Moti i keq, rëndohet situata, EC: Ja zonat problematike në vend

Rreth 2 mijë ha tokë nën ujë, situata drejt përkeqësimit, tremb 'fryrja' e Drinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In