• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 kamionë me ndihma nga për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë, Veliaj: Fokusi do jetë rindërtimi

by Java News
08/12/2019 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesa urbane në Tiranë e ka mbyllur fazën e emergjencës, ndërkohë që po punohet edhe në zonat rurale që jeta t’i rikthehet normalitetit. Ashtu si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, Katari është një nga shtetet e para që i është përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës edhe për të ndihmuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës.

“I jam shumë falenderues dhe shumë mirënjohës vëllait, mikut tonë ambasadorit të Katarit, por edhe të gjithë popullit të Katarit, që si në çdo fatkeqësi na është gjendur i pari. Ndaj, e vlerësoj jashtë mase gjithë këtë kontribut. Sot kemi akomoduar në qendrat e emergjencës një pjesë të madhe të popullsisë në fshat, megjithatë me ketë aksion të sotëm, ne kalojmë nga qendrat e emergjencës tek ndihma që shkon në çdo shtëpi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se familjet e prekura nga tërmeti në qytet kanë nisur sistemimin në shtëpi me qira, ndërsa paralelisht po punohet për të lehtësuar kushtet edhe për familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në zonat rurale.

“Këtë fundjavë, popullsia urbane nuk do të ketë më nevojë që të qëndrojë nëpër palestra, nëpër mensa sociale apo nëpër qendra të ndryshme të emergjencave. Secili ka marrë bonusin e qirasë dhe është akomoduar diku në qytetin e Tiranës, një pjesë të madhe kemi pasur mundësi edhe t’i vizitojmë. Tani që pjesa urbane e ka mbyllur fazën e emergjencës, do ta mbyllim fazën e emergjencës edhe në pjesën rurale”, tha ai.


Veliaj theksoi se shumë shpejt do të kalojë faza e emergjencës edhe në zonat rurale, ku do të dërgohen ndihma për të kaluar këtë dimër.

“Do të shkojmë me ndihmën, duke përfshirë përveç çadrës, edhe sobë ngrohëse për të kaluar dimrin, krevatë, dyshekë dhe batanije, për t’u siguruar që janë të mjaftueshme në secilën prej njësive tona në fshat. Nëse këtë fundjavë e konsiderojmë emergjencën të mbyllur në Tiranën urbane, duam që brenda javës tjetër ta mbyllim në Tiranën rurale, qe të fokusohemi te rindërtimi, rindërtimi, rindërtimi. Jam i bindur e miqtë tanë nga Katari do të jenë aty për të na ndihmuar me rindërtimin. Ndaj dhe besoj që sa më shpejt kalojmë nga faza e emergjencës dhe gjithë mentaliteti i krizës për t’ju rikthyer jetës normale, siç bëmë në qytet, ashtu edhe në fshat, aq më produktivë do të jemi, sidomos kur vjen puna tek fëmijët apo tek ata njerëz që janë të prekur më shumë”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Duke vlerësuar miqësinë vëllazërore mes dy popujve, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al-Mari siguroi kryebashkiakun Veliaj se mbështetja do të vijojë edhe

në ditët në vijim. “Edhe njëherë ngushëllojmë qeverinë dhe popullin mik shqiptar dhe ju urojmë shërim të shpejtë të plagosurve nga tërmeti. Fondi i Katarit për Zhvillim në koordinim me Qendrën e Katarit për bamirësi, kanë direktiva të prera që nga dita e parë që të shpërndahen në çdo zonë të prekur nga ky tërmet dhe të jenë prezent. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me funksionarë duke përfshirë dhe kryetarin, dhe të shikojmë se për çfarë kanë nevojë. Ne nuk do të ndalojmë. Ka akoma ndihma të tjera që do të vijnë më tutje. Dua t’ju siguroj kryetar që shteti i Katarit ka qenë dhe do të jetë pranë jush në çdo moment”, tha ambasadori Ali Bin Hamad Al-Mari. /e.s/

Next Post
Reduktohet aktiviteti sizmik, ekspertët: Situata e rrezikut ka kaluar

Reduktohet aktiviteti sizmik në vendin tonë, sizmiologët: Nuk ka më vend për panik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In