• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025

by Mero Baze
08/01/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Janari i vitit 2022 ishte një ditë e sinqertë në historinë e Partisë Demokratike. Ajo ishte dita kur shumica e lidershipit të PD-së, grupi parlamentar dhe drejtuesit e saj ndiheshin të çliruar, madje të bezdisur nga Sali Berisha, dhe vendosën t’i rezistonin përpjekjes së tij të dhunshme për të marrë PD-në dhe për ta përdorur si mburojë për hallin e tij.

Nuk është se ata që i rezistuan, dhe ishin shumicë, kishin ndonjë besim të madh te Lulzim Basha apo ndonjë interes konkret që ta bënin atë. E kundërta ishte e vërtetë. Ishte thjesht një moment i sinqertë në jetën e tyre, ku ata menduan se mund t’i rezistonin Sali Berishës, qoftë dhe fizikisht.

Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dyert e blinduara të PD-së sprapsën sulmet fizike të tij me vare e shkallë hekuri, ndërsa vetë deputetët e ngujuar në seli arritën t’i shpëtonin dhunimit fizik.

Tre vjet më vonë kanë ndodhur shumë ngjarje të tjera. Pamja e Sali Berishës më 8 janar, i rraskapitur para dyerve të SHQUP-it, me Flamur Nokën në krah dhe dhëndrin që shante Lulzim Bashën se kishte marrë “para me strajca”, ishte treguesi se me kë mund të mbetej Berisha në ditën e tij më të keqe.

Pas tre vjetësh, nuk është e njëjta fotografi.

Shumica e atyre që i rezistuan dhunës fizike të Sali Berishës nuk i rezistuan dot joshjes për të qenë në politikë me çdo kusht, qoftë dhe duke iu dorëzuar Sali Berishës, atij që nuk kishte çfarë të humbiste më, pasi kishte mbetur me Flamurin në krah.

Tri vite më pas, ata llogaritën se Sali Berisha kishte më shumë shanse t’i bënte deputetë sesa Lulzim Basha, dhe natyrisht, e braktisën këtë të fundit. Por kjo histori nuk ka më rëndësi për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë shumë të interesuar se ku do ta marrin rrogën shumica e atyre që rezistuan më 8 janar, por ku do t’i gjejë energjitë opozita për të shkëputur fatin e saj nga Sali Berisha.

Më 8 janar 2022, ata patën një moment reflektimi të sinqertë dhe gjetën fuqi t’i rezistonin edhe dhunës së tij fizike. Tre vjet më vonë, shumica e tyre është dorëzuar para Berishës, duke pasur të dy palët në mendje 8 janarin: Berisha që e di që nuk e duan dhe ata që e dinë që ai nuk i do.

Për këtë arsye, sado më e hekurosur të jetë një foto e sotme e PD-së, nuk është më e sinqertë se ajo pamja primitive me vare, shkallë hekuri dhe gaz lotsjellës e 8 janarit, pasi ajo tregon kush është realisht Berisha për PD-në, kur nuk ka gjë në dorë.

8 janari tregoi se ai është një njeri i vdekshëm politikisht dhe fizikisht. Është një luan prej letre.

Pas 11 majit, kur PD-ja të jetë sërish në opozitë dhe kur të gjithë të kuptojnë se me Berishën nuk fitohet, nga 8 janari nuk do të kujtohen ata që nxituan t’i kërkojnë ndjesë Berishës, por ata, qoftë dhe një i vetëm nëse mbetet, që atë ditë e konsiderojnë ditë ndarje të PD-së me të. Sepse ajo është ditë e sinqertë ndarje. Ditët pas saj janë ditë pazari. Ato harrohen shpejt.

Next Post
“Tregimi i tij i sofistikuar krahasohej me Orwell dhe Kafkën”, çfarë shkruajnë sot mediat e huaja për vdekjen e Kadaresë

Publikohen për herë të parë letërkëmbimet dhe dorëshkrimet e panjohura të Kadaresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In