• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8.9 mld lekë për rritjen e pagave dhe pensioneve, miratohet fondi

by A R
01/11/2016 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve në vitin 2017 është përcaktuar në vlerën 8.9 miliardë lekë. Rritja e pensioneve me 3% do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 2.9 miliardë lekë, ndërsa 6 miliardë lekë është fondi i rritjes me 10% të pagave.
Në projektbuxhetin e vitit 2017 të ardhurat janë parashikuar në masën 436 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet janë parashikuar në masën 469. 5 miliardë lekë.

Pjesa më madhe do t’i kalojë shpenzimeve korrente në masën 389 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet kapitale ose thënë ndryshme investimet do të marrin 71.6 miliardë lekë.

Në projektin e vitit të ardhshëm qeveria i ka lenë pjesën më të madhe të ardhurave nga TVSH-ja. Në arkën e shtetit është parashikuar të hyjnë 3 miliardë lekë më shumë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose 2.1% më shumë se viti 2016.

Tatim fitimi është parashikuar në masën 28. 7 miliardë lekë, ndërsa këtë vit të ardhurat nga tatim fitimi janë parashikuar në masën 24. 3 miliardë lekë, rritje të konsiderueshme në arkën e shtetit do të sjellin dhe të ardhurat nga akciza.

Qeveria ka parashikuar të mbledhë në total 46. 2 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2016 ky zë është 44. 6 miliardë lekë. Qeveria ka parashikuar të ulë deficitin në vlerën 33 miliardë lekë dhe borxhin me 1.6%.

Buxheti i shtetit pritet të marrë dakordësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, një përfaqësi e të cilit ndodhet prej një jave në Shqipëri.

Rritja e pageve 10%
34 630 mësues në gjithë sistemin parauniversitar
3. 260 punonjës në sisiteitmin arsimor universitar publik

Rritja e pensionit me 3%
65 mijë pensionistë në të gjithë vendin

Krahasimi i dy buxheteve
Viti 2016 /LEKE viti 2017 / LEKE DIFERENCA
Të ardhurat 414. 4 miliardë 436. 3 miliardë 21. 9 miliardë
Shpenzimet 450. 2 miliardë 469. 5 miliardë 19. 3 milairdë
Investimet 59. 2 miliardë 71.6 miliardë 12. 4 miliardë
Politika të reja pagash — 6 miliardë 6 milairdë
Politika të reja pensionesh 2. 9 miliardë 2. 9 milairdë
Deficiti -35. 3 miliardë -33 miliardë -2. 3 miliardë/panorama/a.k

Next Post
Obama ka abuzuar me fondet publike? “Washington Times”: 3.6 mln $ për të luajtur golf me Tiger Wodds

Obama ka abuzuar me fondet publike? "Washington Times": 3.6 mln $ për të luajtur golf me Tiger Wodds

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PS qëndroi krah UÇK-së”, Rama akuza kundërshtarëve politikë se përfituan në luftën e Kosovës duke i shitur naftë Millosheviçit

“PS qëndroi krah UÇK-së”, Rama akuza kundërshtarëve politikë se përfituan në luftën e Kosovës duke i shitur naftë Millosheviçit

May 25, 2026
Nesër Konferenca Ndërqeveritare, Rama tregon se kur do të mbyllen negociatat me BE

Nesër Konferenca Ndërqeveritare, Rama tregon se kur do të mbyllen negociatat me BE

May 25, 2026
Alarm në Gjykatën e Vlorës! Gruaja tenton të futet me thikë në seancë, ndërhyn policia

Alarm në Gjykatën e Vlorës! Gruaja tenton të futet me thikë në seancë, ndërhyn policia

May 25, 2026
Mesazhi i Ramës në Durrës për 35-vjetorin e PS: Shqipëria më afër BE falë socialistëve

Mesazhi i Ramës në Durrës për 35-vjetorin e PS: Shqipëria më afër BE falë socialistëve

May 25, 2026
“Minoriteti grek urë miqësie”, Dendias reagon pas takimeve me Ramën dhe Nufin në Tiranë

“Minoriteti grek urë miqësie”, Dendias reagon pas takimeve me Ramën dhe Nufin në Tiranë

May 25, 2026
Celulari i Trump mund të mos prodhohet kurrë! Rreth 600 mijë klientë në panik. Paguan nga 100$ depozita dhe…

CNN ngre alarmin: Ja pse marrëveshja e re e Trump me Iranin mund të jetë më përçarëse se vetë lufta!

May 25, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

May 25, 2026
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

May 25, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Berisha nuk humbet kurrë, socialistët në heshtje thonë…”, Ngjela ironizon zgjedhjet në PD

May 25, 2026
TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In