• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëqeverisja/ Konjufca tregon se si do të ndahet pushteti në rast se arrihet marrëveshja me LDK-në

by Java News
22/10/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili njëherësh është edhe pjesë e ekipit negociues për arritjen e një koalicioni me LDK-në, ka treguar në vija të trasha se si potencialisht mund të ndahet pushteti në mes partisë së tij dhe asaj që udhëhiqet nga Isa Mustafa, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Konjufca në një intervistë për RTK 3, ka thënë se rezultati zgjedhor tregon që qeverinë do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thënë se do të jetë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtuar dy që duhet t’iu jepen pakicave.

Konjufca ka thënë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV-ja duhet të ketë udhëheqësin e qeverisë.

“Në përputhje me këtë, është shumë e pritshme që LDK-ja ta ketë udhëheqjen e parlamentit, si dhe me një ndarje proporcionale të ministrive, të cilat me gjasë të madhe do të jenë 12 ministri, të cilat ju e dini që do t’ju takojnë pakicave. Ndërsa 10 të tjera do të rregullohen mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka lënë të kuptojë që partia e tij do të kërkojë ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërkohë i pyetur se çfarë do të jetë roli i tij në qeverinë e re, Konjufca ka thënë se performon më mirë si deputet, megjithatë nuk e përjashton edhe angazhimin në qeveri.

Ai ka potencuar se 9 ministri ekzistuese do të bashkohen në ministri të tjera, të cilave edhe do t’u ndryshohet emri.

Në këtë intervistë anëtari i VV-së ka folur edhe për deklarimet e njëpasnjëshme të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas tij, qëndrimet e tilla të Hazirit, tregojnë zhgënjimin e tij për rezultatin që LDK-ja ka marrë në zgjedhje.

Konjufca thotë se mbase Haziri ka qenë i bindur që Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fitimtare në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Një gjë e tillë është normale, të gjitha partitë kanë pasur pritje që do të fitojnë. Edhe PDK-ja ka pritur të fitojë, por VV-ja ka fituar dhe duhet të sillemi konform këtij realiteti, duhet të shkojmë përpara me ndërtimin e qeverisë”, ka shtuar tutje ish-shefi i grupit parlamentar të VV-së.

Ai ka folur edhe për takimin e të mërkurës, ku ka thënë se do të diskutohet për çështje politike, siç është dialogu me Serbinë.

g.kosovari

Next Post
Kujdes me përdorimin e qeseve plastike, sipas projektligjit të ri rrezikoni gjobë 30 mijë – 100 mijë lekë

Kujdes me përdorimin e qeseve plastike, sipas projektligjit të ri rrezikoni gjobë 30 mijë - 100 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com