• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia

by A. Q
02/10/2026 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj pasi Ministria e Financave hodhi për konsultim një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë që parashikonte imunitet për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët, me qëllim mbrojtjen nga arrestimet dhe kontrollet ndaj tyre, një nismë e re e deputetëve socialistë e depozituar në Kuvend nuk e përmban më këtë dispozitë.

Nisma e re, e paraqitur nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe e depozituar në Kuvend më 25 shtator 2026, ku firmëtare figuron Milva Ekonomi, deputete e PS-së dhe kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përcakton qartë se çfarë ndodh nëse Guvernatori apo Zëvendësguvernatorët shkarkohen nga detyra.

Por vetë mazhoranca socialiste nuk e ka përfshirë në ndryshimet e reja të ligjit për Bankën e Shqipërisë mbrojtjen e posaçme procedurale, e cila vetëm pak muaj më parë ishte propozuar në një projektligj të ri integral për Bankën Qendrore.

“Guvernatori i shkarkuar nga detyra ka të drejtë ta ankimojë vendimin për shkarkim në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit mund të ankimojnë vendimin për shkarkim në përputhje me legjislacionin për gjykatat administrative.”

Më 15 korrik 2026, Ministria e Financave kishte publikuar për konsultim projektligjin e ri integral “Për Bankën e Shqipërisë”. Konsultimi qëndroi i hapur deri më 12 gusht. Në atë draft, neni 72, “Dispozita të veçanta për administratorët”, vendoste një mbrojtje të posaçme për drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë, të cilët nuk mund të arrestoheshin ose privoheshin nga liria dhe as t’i nënshtroheshin kontrollit personal apo të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, dy muaj më vonë, nisma zgjedh një rrugë tjetër. Në vend të miratimit të një ligji tërësisht të ri për Bankën e Shqipërisë, projektligji i 25 shtatorit ndërhyn vetëm në disa dispozita të ligjit ekzistues nr. 8269/1997.

Paketa përmban 7 nene dhe trajton çështje që lidhen me financimin monetar, kreditimin e sektorit publik, titujt e qeverisë, rezervën e detyruar dhe statusin e drejtuesve të Bankës. Por mbrojtja nga arrestimi e parashikuar në korrik nuk figuron në nismën e re.

Kjo do të thotë se, nëse miratohet paketa e depozituar më 25 shtator, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk do të fitojnë përmes saj mbrojtjen e propozuar në draftin e korrikut. /Top Channel/

Next Post
Humb jetën 13-vjeçarja, shkon në 2 numri i viktimave nga sulmi në shkollë në Sllovaki -

Humb jetën 13-vjeçarja, shkon në 2 numri i viktimave nga sulmi në shkollë në Sllovaki -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com