• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

75-vjetori i “Zërit të Popullit”, Luan Rama bëhet ‘nostalgjik’: Plotësoi paradigmën e mangët të zhanreve të publicistikës

by Java News
26/08/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, në një postim në Facebook ka përkujtuar 75 vjetorin e gazetës “Zëri i Popullit”.

Rama shkruan se gazeta “Zëri i Popullit” u kthye në një nga zërat më të pasur të publicistikës shqiptare.

“75-vjet më parë, Luftës së madhe çlirimtare Antifashiste të popullit shqiptar, ju bashkua edhe “Zëri i Popullit”, gazeta partizane dhe luftëtare e lirisë, shkolla e shtypit revolucionar e përparimtar, fjala e zjarrtë e një populli që e bashkoi Shqipërinë me koalicionin e madh antifashist botëror!

Zëri i Popullit ishte dhe mbetet gazeta ku publicistika shqiptare njohu larminë më të pasur në lloje e nënllojet e saj; kronika, lajmi, skica, përshkrimi, reportazhi, portreti, analiza, intervista, kritika, fejtoni, pamfleti, polemika, peizazhi, karikatura, komenti etj. e deri edhe tek letersia artistike.

Kjo mbetet arritja më e madhe profesionale, sepse plotësoi paradigmën e mangët të zhanrreve të publicistikës, duke pasuruar e zgjeruar më cilësisht traditën e gazetarisë përparimtare të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Megjithëse ideologjikisht i kontrolluar, “Zëri i Popullit” u bë zëri i shqetësimeve të kohës, duke përfshirë edhe shqiptimin për herë të parë të nevojës për mendimin ndryshe.

Pas ndryshimit të sistemit e vendosjes së pluralizmit politik, “Zëri i Popullit” ia doli ta fitojë sfidën, duke u shndërruar bashkë me gazetën “Koha Jonë” në tribunë e shkollë të parë të shprehjes së mendimit qytetar e në mbrojtje të fjalës së lirë e vlerave të demokracisë.

Në këtë kohë “Zëri i Popullit” i shtoi emrit të vet edhe një meritë tjetër; u bë aleati i parë i UÇK-së në Shqipëri në luftën për çlirimin e Kosovës, duke i përcjellë opinionit shqiptar e mbarë botës, të vërteta që askush tjetër nuk guxoi t’i thotë, shpesh herë edhe në kundërshtim me “porositë” për të mos u nxituar!

Ndaj, në 75-vjetorin e “Zerit të Popullit” ku pata nderin të punoj bashkë me kolegë të mrekullueshëm në kohën kur pa atë gazetë druaj nëse do ta kishim apo jo sot Partinë Socialiste, dua të shpreh mirënjohjen dhe homazhin për të gjithë ata që kanë lënë prej ditës së parë e derisa u shua, shpirtin dhe përkushtimin e tyre në këtë tribunë, më jetëgjatën në historinë e shtypit shqiptar”, shkruan ai.

Next Post
Samiti në Durrës, Rama batuta për kollaren me zyrtarin e Bankës Botërore

Samiti në Durrës, Rama batuta për kollaren me zyrtarin e Bankës Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In