• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

73-vjetori i Kryengritjes së Postribës, Basha: Po shohim paradë të xhelatëve

by A R
09/09/2019 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha kujton 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës.

Ai thotë se në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës, 9 shtatorin e 1946-s, çdo shqiptar patriot përkulet me nderim para qindra burrave, intelektualëve, malësorë e klerikë të të gjitha besimeve, që frymëzuan e u ngritën në të parën kryengritje antikomuniste në Europë. Kryengritja tronditi nga themelet regjimin gjakatar që si vegël e verbër e dhunës staliniste ishte vënë në gjueti të të gjithë patriotëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët e donin vendin e tyre, të lirë e të pavarur nga pushtues ashtu si etërit themelues e kishin shpallur me 28 nëntor të 1912-s.

Sipas tij, në raportet e pushtetit antishqiptar, që ruhen sot në arkiva, vërehet tmerri që kishte ngërthyer kupolën e regjimit, e cila shihte fare mirë se Kryengritja e Postribës mund të shndërrohej në fillimin e një lëvizjeje për t’u çliruar nga klika diktatoriale që kishte uzurpuar pushtetin. Regjimi vërente me shqetësim se Kryengritja e Postribës mund të sillte jo vetëm ndërhyrjen e aleatëve tradicionalë të shqiptarëve, por mund të shndërrohej në një shembull për të gjitha vendet e rëna nën thundrën e diktaturës komuniste.

Basha shton se këtij rreziku ndërkombëtar që paraqiste Kryengritja e Postribës, regjimi ju përgjigj me metodën e vetme që njihte, dhunën masive, vrasjet e pushkatimet pa gjyq dhe se në raportimet zyrtare të Sigurimit të Shtetit dëshmohet gjuetia e shëmtuar që strukturat e Sigurimit kryen ndaj popullsisë, jo vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë e në Mirditë, të kapluara nga paniku se Postriba do të shërbente si një burim frymëzimi.

Sipas tij, kjo gjueti njerëzore, bilanci përfundimtar i të cilës ende nuk dihet, por ku raportimet flasin për mbi 60 të vrarë, dhjetëra të tjerë të vdekur burgjeve e mijëra të dënuar me burgime të gjata e punë të detyruar, i zgjati jetën një diktature që s’kishte më asgjë të përbashkët me idealin antifashist që predikonte, por ishte shndërruar në një makineri vrasëse që e trajtonte popullin si skllav dhe që kishte hedhur në treg interesat kombëtare, për hir të përjetësimit të pushtetit të vet.

“Gjuetia njerëzore nuk njihte as kanun e as ligj. Forcat e verbra të Sigurimit, e pushkatuan Ymer Beqirin në vend të të birit, Sadikut, në një akt zëvendësimi të viktimës, që s’njeh kurrfarë kodi zakonor, e morën zvarrë Osman Hysenin e plagosur, nga Hoti i Ri e deri në fshatin Mes, ku e pushkatuan dhe e lanë të pavarrosur. Aktet makabre u kryen jo vetëm ndaj drejtuesve të Kryengritjes, Osman Haxhisë, Jup Kazazit, Idriz Tahirit e të tjerëve, por edhe ndaj familjeve të tyre e fshatrave të tëra pa dallim. Djegia e fshatrave nxorri zbuluar mizorinë e regjimit si një palë pushtuese që s’kishte asgjë të përbashkët as me idealin çlirimtar, e as me pallavrat për progres shoqëror”, shkruan Basha.

Në vijim shton Kryengritja e Postribës u pasua nga masakra shtetërore e Postribës, dhe se për zbardhjen e emrave të urdhëruesve të kësaj masakre, shteti shqiptar bëri shumë pak në këto 30 vjet.

Basha shpreh bindjen, në vend të një ndjese të pandërprerë për dhunën në përmasa genocidale të ushtruara ndaj zonave të tëra të vendit, sot e kësaj dite shohim, dëgjojmë e lexojmë justifikime nga pseudo-historianë e politikanë të paskrupullt, se regjimi komunist ishte i detyruar të kundërpërgjigjej ashtu, se në fund të fundit dhuna shtetërore ishte një mbrojtje legjitime, se pushteti u mor me pushkë e natyrisht edhe duhej mbrojtur me armë.

Ai deklaron se kjo mendësi dhe mënyrë veprimi në thelb antishqiptare, ka dalë këto vite nga tulatja, dhe në hapësirat publike tashmë nuk përkujtohet Kryengritja, trimëria, por masakrat shtetërore ngrihen në piedestal si “fitore të shtetit shqiptar”, si “faqe e lavdishme e historisë”.

Kryedemokrati shton se pasardhësit e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimin e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimin e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet.

Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës ai thotë, se duhet të pranoj se kjo krenari e xhelatëve fatkeqësisht ka një frymëzim shtetëror dhe se struktura të shtetit janë angazhuar ethshëm për restaurimin e pushtetit të bijve të nomenklaturës dhe me forcën e propagandës e të strukturave të pushtetit po kërkohet të tulasin ish-të përndjekurit politikë, po tentohet t’i getoizojnë ata në cep, jashtë jetës publike, jashtë angazhimeve civile e jashtë përpjekjeve legjitime për të marrë pjesë në pushtet e në ndërtimin e shtetit.

Për Bashën, ky restaurim kumtëzi e kthen pas Shqipërinë, e ridërgon atë në hapësirat antidemokratike e orientale të Lindjes.

Ai nënvizon se kjo përpjekje që shkon në kundërshtim me idealet perëndimore të heronjve të Postribës dhe me aspiratën e mbarë shqiptarëve për integrim në Perëndim, nuk ka për të patur sukses.

Basha deklaron se pasardhësit e heronjve të Postribës, ata që themeluan Partinë Demokratike me idealin e Shqipërisë si Europa, janë krenarë për historinë e tyre dhe e kanë shndërruar atë në thesar, në një pasuri shpirtërore dhe mebdore që i ndihmon për ta kaluar edhe situatën aktuale.

“Sakrifica e heronjve të Postribës do i ndihmojë të gjithë shqiptarët patriotë ta fitojnë betejën tinzare që pasardhësit e xhelatëve u kanë vënë përballë, atë të kthimit në Lindje. Shqiptarët do ta fitojnë këtë betejë të pamerituar në nderim të heronjve të Postribës, por edhe për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë, një të ardhme të merituar në gjirin e kombeve demokratike të Perëndimit. Lavdi përjetë kreshnikëve të Kryengritjes së Postribës! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thotë në mbyllje Lulzim Basha.

/a.r

Next Post
A dëshironi të përjetoni jetën në Mars? Spanja gjen zgjidhjen…

A dëshironi të përjetoni jetën në Mars? Spanja gjen zgjidhjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In