• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A dëshironi të përjetoni jetën në Mars? Spanja gjen zgjidhjen…

by A R
09/09/2019 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A dëshironi të përjetoni jetën në Mars? Nuk keni nevojë të prisni derisa udhëtimi në Mars të jetë i mundur. Spanja është shumë më afër. Astroland, një agjenci ndërplanetare në Spanjë, ka krijuar mjedisin Marsian në një shpellë në Spanjën veriore dhe e ka hapur atë për vizitorë nga e gjithë bota. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, njofton se projekti i quajtur Stacioni Ares tërheq vizitorët që pëlqejnë këtë aventurë.

Shkencëtarët, arkitektët dhe ndërtuesit kanë shndërruar një shpellë të madhe dhe të thellë në malet e Kantabrias, në Spanjën veriore, rreth 90 kilometra në perëndim të Bilbaos, në një koloni njerëzore me kushte jetese të ngjashme me ato që do të ishin në Mars. Ata thonë se mungesa e atmosferës, temperaturat jashtëzakonisht të ulëta dhe prania e rrezeve kozmike në “Planetin e Kuq” mund të detyrojnë shoqëritë e reja të vendosen nën tokë. Stacioni Ares u ofron udhëtarëve aventureskë një mundësi për ta provuar atë.

Para se të hyjnë në shpellë për katër ditë dhe tre netë, pjesëmarrësit duhet t’u nënshtrohen një trajnimi 26 ditor në internet, dhe tre ditë trajnimi intensiv në kryeqytetin rajonal Santander. Kur hyjnë në Stacionin Ares ata bëhen Astrolanders, që do të thotë pionierë që përballen me të panjohurën.

“Ajo që ne po bënim gjatë gjithë kohës atje, ishte zgjidhje e problemeve dhe bërja e eksperimenteve për të parë se çka funksionon. Kjo ishte një gjë shumë e mirë sepse më pëlqeu shumë”, thotë një pjesëmarrës.

Astrolandët jetojnë në një habitat të mbrojtur, por duhet të eksplorojnë, të ecin në hapësirë, dhe të mësojnë se si të kultivojnë ushqime në laboratorë të specializuar.

“Kjo ishte një përvojë jashtëzakonisht e mirë në Mars për katër ditë. Ne ishim në një shpellë. Ditët kur përdornim makinat hapësinore për misione eksplorimi brenda dhe jashtë shpellës ishin gjithmonë momente të veçanta, pasi mjedisi është i ngjashëm me atë në Mars. Në Mars ju lejohet të jetoni dhe të flini në shpellat e krijuara nga llava, kështu që ky ishte një moment i përkryer”, thotë një pjesëmarës tjetër.

Dhjetë persona në maksimum mund të marrin pjesë në secilin mision, i cili nuk falas. Çmimi prej 6,600 dollarësh për person mund të duket astronomik, por për shumë njerëz kjo është një përvojë që ia vlen.

“Një përvojë që ju heq tërësisht nga zona juaj e rehatisë. Është një botë tjetër. Ju duhet të përshtateni, të ndryshoni mendjen tuaj. Dhe gjithçka që është e zakonshme ju duhet të mësoni se si ta bëni atë ndryshe nga ajo që jeni mësuar ta bëni në tokë. Vërtetë është një botë tjetër”, thotë një pjesëmarrës në këtë mision.

Astroland thotë se Stacioni i saj Ares ka kryer misionin e parë të tij me sukses dhe tani është i hapur për grupe të reja eksploruesish./VOA

Next Post
Shmanget tragjedia në Lezhë, ushtria largon 74 predha

Shmanget tragjedia në Lezhë, ushtria largon 74 predha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

July 26, 2026
Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

July 26, 2026
Kryeministri i ri britanik mes aleancës me SHBA dhe interesave kombëtare, mesazh i fortë për Trumpin

Kryeministri i ri britanik mes aleancës me SHBA dhe interesave kombëtare, mesazh i fortë për Trumpin

July 26, 2026
Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

July 26, 2026
Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

July 26, 2026
VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

July 26, 2026
Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In