• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

73-vjeçari e kishte planifikuar vrasjen e gruas, 3 herë në prag divorci

by A R
30/08/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas masakrimit me sëpatë të 68-vjeçares Shazivare Dervishi, dyshohet se krimi makabër i ndodhur në qendër të plazhit të Golemit ka qenë i planifikuar më parë.

Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se autori i vrasjes, Veli Dervishi ka vepruar me gjakftohtësi dhe se pas kryerjes së testit të alkoolit, nuk ka rezultuar që ai ka qenë i dehur kur ka goditur për vdekje nënën e tre fëmijëve të tij. Sipas hetuesve të çështjes, 73-vjeçari duke fajësuar gruan për shkakun e vrasjes, përpiqet të justifikohet para familjes dhe opinionit publik. Po ashtu, mësohet se çifti ka qenë 3 herë në prag divorci.

Dyshimet për një vrasje të paramenduar kanë marrë shkas dhe nga dëshmia e dhënë nga i moshuari Dervishi nga Tirana. Gjatë marrjes në pyetje në polici ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia dhe se ishte i bindur që e shoqja e kishte tradhtuar. “Gruaja e kishte mbushur kupën. Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën, ndërsa më bënte skena xhelozie. Nuk mund ta duroja dot më, pasi më ngrinte nervat dhe më acaronte sa herë më pyeste se ku isha e me kë isha. Kështu bënte gjithmonë, ndaj më erdhi në majë të hundës”, – është shprehur Veli Dervishi raporton Express.

Gjithashtu, ai ka pohuar para bluve se “mbrëmjen e së dielës, unë kisha dalë e po bëja xhiro bregut të detit. Shëtita derisa u errësua. Kur u ktheva në shtëpi, gruaja më ngriti nervat. Filloi të më pyeste: Ku ishe? Me kë ishe? Kë takove? M’i ngriti nervat në kulm, ndaj i thashë ta qepte gojën se e kishte mbushur kupën, por ajo nuk po pushonte. I thashë të shkonte pak në depo se kisha lënë diçka atje. Kur shkoi atje, e vrava me sëpatë. E godita në kokë. Më pas shkova dhe bëra denoncim në polici. Ajo më tradhtonte, dhe për këtë nuk kisha dyshime. Më ka tradhtuar që kur ishim të rinj e deri tani”.

DJALI I VIKTIMES

Bashkëshortët Dervishi, të cilët banonin në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, kanë tre djem, dy prej të cilëve janë emigrantë në Angli dhe Itali. Djali i vogël i çiftit, i cili jeton në Tiranë, ka thënë në polici se prindërit e tij, edhe pse të moshuar, grindeshin vazhdimisht për xhelozi dhe se kjo ishte arsyeja që ai nuk ishte martuar, por jetonte vetëm.

Nga ana tjetër, mësohet se nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Shazivare Dervishi është goditur tri herë me sëpatë në kokë (pranë veshit), duke i shkaktuar thyerje të kafkës. Trupi i pajetë i viktimës u tërhoq vetëm nga pjesëtarët e familjes së saj, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm në morg të afërmit e bashkëshortit.

BANORET

Vrasja e 68-vjeçares Shazivare Dervishi ka tronditur banorët e plazhit të Golemit, të cilët thanë se viktima dhe bashkëshorti i saj jetonin gjatë verës aty që prej 17 vitesh. Fqinjët na treguan dje shtëpinë dykatëshe të bashkëshortëve Dervishi në plazh. Banesa ishte funksionale vetëm në katin e parë, ku çifti jepte me qira 4 dhoma, ndërsa kati i dytë është ende i papërfunduar.

Në oborrin e zbukuruar me lule gjendeshin bosh dy karrige. Kati i dytë ishte ndërtuar vetëm si karabina. Në krah të shtëpisë gjendet një depo e vogël, ku mbahen materialet apo veglat e punës. Pikërisht në këtë vend u masakrua nëna e tre fëmijëve. Pas vrasjes, pushuesit që kishin marrë dhomat me qira ishin larguar, ndërsa banesa ruhej nga një polic./a.m.

Next Post
Policia asgjëson 5 mijë rrënjë cannabis në Tepelenë

Asgjësohen 1880 bimë kanabis në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In