• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

70-vjetori e gjen NATO-n me nerva të tendosura, Macron shkakton zemërim tek partnerët brenda Aleancës

by Java News
03/12/2019 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakti që në takimin e përvjetorit të 70 të NATO-s në Londër atmosfera nuk është e gëzuar ka të bëjë me vetë NATO-n. Ajo ndodhet në krizë për shumë arsye. Diagnozën ia ka vënë presidenti francez Macron, i cili shkaktoi zemërim tek partnerët brenda Aleancës. Ai e quajti Aleancën “truthatë”, duke i kërkuar vendeve europianë më shumë vetëveprim në çështjet e sigurisë, dhe i paralajmëroi se SHBA nuk është më partner i besueshëm. Mënyra se si u shpreh Macron, nuk është e drejtëm mendon drejtori për Europën në German Marshall Fund, Jan Techau.

Megjithatë ai i jep të drejtë Macronit kur thotë se, Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e vet, e megjithatë nuk arrin të bëjë asgjë: “Çështja më e rëndësishme është që europianët të zgjohen nga gjumi. A duan të bëjnë diçka ata apo jo, a duan ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre, po apo jo. Prandaj Macron e humbi durimin, sepse nuk mori përgjigje prej të tjerëve, sidomos prej Berlinit. Prandaj ai tha, mirë, nëse të tjerët nuk lëvizin nga vendi, europianët e tjerë, atëherë po hedh unë një gurë për të trazuar ujërat dhe presim të shohim çfarë do të ndodhë, dhe të tjerët të dalin nga pritja. Ky ishte synimi për atë që tha.”

Stoltenberg dhe Macron

Macron u kritikua sidomos nga shtetet europianolindore. Këto vende ndihen të kërcënuar nga Rusia dhe vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje nga SHBA. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e di këtë gjë: “Europa nuk mund të mbrohet e vetme. Ne jemi të varur nga aleanca transatlantike, prandaj është e drejtë nëse punojmë për aleancën dhe marrim përsipër më shumë përgjegjësi”.

Macron e pati arsyetuar analizën e tij me mungesën e mbështetjes në marrjen e vendimeve strategjike, duke patur këtu parasysh ofensivën turke në Siri. Kjo bëri që presidenti turk Erdogan ta sulmonte Macronin personalisht. Ai duhet të kontrollojë një herë trurin e vet të thatë, tha Erdogan. Në NATO ekziston nevojë e madhe për të folur me njëri tjetrin, jo vetëm për shkak të këtij sherri. Sepse Erdogani për shembull, i anashkaloi partnerët kur morri vendim i vetëm për të blerë sistem rus për mbrojtjen ajrore.

Macron kërkon afrim më të madh me Rusinë

Kurse presidenti francez Macron, tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen javën e kaluar. Kur tha se për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Europë duhet arritur afrim më i madh me Rusinë. Ai kërkoi një dialog me synime të qarta, të ashpër dhe me kualitet: “D’abord un dialogue avec la Russie, lucide, robuste et exigeant.”

Gjë që sigurisht zgjoi skepticizëm tek partnerët e NATO-s. Përveç tij, edhe Presidenti amerikan Donald Trump, zgjon pasiguri tek Aleanca me veprimet e tij të pakoordinuara me të tjerët. Kërkesa më e rëndësishme për partnerët brenda për brenda Aleancës, sidomos për Gjermaninë, është të japin më shumë para për mbrojtjen. Dhe në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel, ai kërcënoi se do të merret me punët e veta, nëse të tjerët nuk shpenzojnë buxhet sa duhet. Gjendja mund të zbutet nga shifrat e reja, të paktën kështu shpresohet në Bruksel. Sipas të dhënave, shtetet europiane dhe Kanadaja do të investoojnë nga 2016 deri 2020 rreth 130 miliardë dollarë të tjerë. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë për t’i plotësuar dëshirën presidentit Trump, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Por duhet duhet ta bëjnë sepse janë shtuar rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë e përbashkët. “European states and Canada should not invest in defense to please president Trump. The should invest in defense because we are faced with new threats and new challenges. The security environment has become more dangerous”.

Presidenti Trump në konferencën e NATO-s

Kërkesën e Trumpit për të dhënë për ushtrinë dy përqind të prodhimit bruto në vend, Gjermania nuk do të arrijë ta plotësojë para vitit 2030. Se si do e trajtojë presidenti Trump punën e parave, është një çështje tjetër, sepse Aleanca mendon se ai është i paparashikueshëm. Eksperti i politikës Jan Techau thotë duke pasur parasysh Trumpin dhe Macronin: “Nuk e di nëse do të ndodhë ndonjë sherr i madh. Por nëse dy presidentët duan të përplasen, atëherë në këtë takim mund të ketë edhe përplasje”.

NATO do të merret në Londër edhe me gjëra krejt të tjera. Me strategjinë e saj për hapësirën kozmike për shembull, ose si duhet trajtuar Kina. Këto tema janë kthyer në tema të dorës së dytë për shkak të konflikteve të brendëshme. Dhe në takim çështja kryesore do të mbetet shmangia e konflikteve të tjera. /DW/

Next Post
Shembet pallati i 7 në Thumanë, banorët të strehuar në Shëngjin

Shembet pallati i 7 në Thumanë, banorët të strehuar në Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com