• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

70 të dënuar në burgun e Reçit nisin grevën e urisë: Duam mjek. As matës tensioni nuk kemi

by Java News
08/02/2020 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

70 të dënuar në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe janë futur në grevë urie prej tre ditësh, pasi nuk kanë mjekë. Denoncimin e bëri në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu i Reçit i dënuari Mikel Thani. I burgosuri u shpreh se shkak i hyrjes në grevë të 70 personave nga 700 të dënuar që po vuajnë dënimin në këtë institucion është mungesa e mjekëve, por shqetësimet janë të shumta. Ai kërkoi që t’u garantohet një vend për zhvillimin e grevës deri në momentin që të shkojnë nga Tirana përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Burgjeve por edhe Avokatit të Popullit.

Mikel Thani akuzoi drejtorin e këtij burgu për arrogancë dhe shtoi se janë kërcënuar me transferim.

“Problemi jonë është që nuk kemi mjek në burg për problemet shëndetësore që kemi. Ne kemi bërë një krim që kemi ardhur në burg. Unë jam dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, por mjek nuk kemi. Në grevë janë 70 vetë që prej ditësh kemi refuzuar ushqimin. Ne kërkojmë të drejtat tona, një ambientet tamam për të bërë grevën. Nuk ka ardhur asnjë mjek me na matur tensionin, apo me pyetur. Vetëm se mbyllin dyert. Ne kërkojmë një vend me zhvilluar grevën, është me ligj. Derisa të vijë përfaqësuesi i ministrisë, avokati i popullit apo drejtoria e burgjeve.

Grevën tani po e zhvillojmë në dhomat tona. Nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë. Po marrim kërcënime për transferim në Burrel, Korçë, Tepelenë, me na ardhur familja atje. ‘Ne do u transferojmë’ thonë titullarët e institucionit. Mosha e atyre që janë në grevë është nga 25-60 vjeç. Drejtori nuk duam të vijë, pasi është arrogant, i burgosuri me nivelin më të ulët flet më mirë se ai. Dyqanin këtu e ka kushëriri i Paulin Sterkajt dhe nuk mundesh me folur me negociuar për çmimin. Kur ta jep faturën sikur ke blerë dicka ta jep sikur ke blerë karta telefoni. Një kg oriz këtu bën 2500 lekë”, deklaroi ai në Report Tv.

Next Post
Në hënën e Jupiterit ka jetë aliene, shkencëtarja britanike: Janë krijesa të ngjashme me “oktapodët”

Në hënën e Jupiterit ka jetë aliene, shkencëtarja britanike: Janë krijesa të ngjashme me “oktapodët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In