• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 Pyetjet e nevojshme që duhet të bëjmë para se të blejmë një shtëpi në Shqipëri

by S M
06/01/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerja e një shtëpie në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës është një ndër investimet ose vetë investimi më i madh që një njeri apo një familje mund të bëjë gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja që para se ta marrim përsipër këtë lloj investimi, duhet të jemi të mirinformuar dhe vigjilent në çdo hap që do të hedhim.

Shpesh ndodh që nga emocioni që jemi duke blerë një shtëpi ose edhe për çështje besimi të pakuptimtë, ndodh të anashkalojmë shumë çështje që mund të jenë thelbësore në procesin e blerjes së një shtëpie. Veç madhësisë, çmimit dhe vendndodhjes, që janë pikat e para, të rëndësishme, që duhet pyetur, ka edhe pika të tjera që mund të na shërbejnë për të bërë një rezyme të plotë të asaj çka po blejmë dhe përfitimet që do të kemi. P.sh.:

  1. Para se të nënshkruajmë një kontratë për blerjen e një shtëpie, duhet të sigurohemi që pronari aktual nuk e ka lënë shtëpinë si kolateral, që e ka hipotekën e shtëpisë etj. Edhe pse i zoti i shtëpisë shpesh e jep këtë informacion, është mirë që ta kontrollojmë vetë.
  2. Përpara se të vendosim që ta blejmë shtëpinë është mirë që ta vizitojmë atë në kohë të ndryshme të ditës. Duke qenë se impenjimet ditore na e pamundësojnë këtë gjë (shpesh), duhet pyetur pronari se sa orë në ditë i bie dielli shtëpisë. Kjo gjë përcakton, deri diku, sasinë e energjisë që mund të kursejmë gjatë ditës, për ngrohje apo për dritë.
  3. Tjetër gjë e rëndësishme është të kërkojmë informacion rreth punimeve apo riparimeve që janë bërë më përpara në shtëpi p.sh., për sa i përket sistemit të ngrohje/ftohjes (nëse ka), dritareve, dyerve, apo tubacioneve.
  4. Një nga pikat kryesore që duhet të shohim me kujdes është vendndodhja e shtëpisë dhe zhurmat rreth saj. Nëse shtëpia ndodhet në një lagje ku nuk respektohen oraret e pushimit apo muzika e lartë e lokaleve vazhdon edhe gjatë orëve të vona, mund të duket zgjidhje e mirë në fillim, por më vonë do ishte tërësisht e gabuar (të marrësh një kredi për një kohë të gjatë në vite dhe të pendohesh për zgjedhjen tënde, nuk duket dhe aq mirë).
  5. Është zgjidhje e mirë që para se të blejmë shtëpinë të kërkojmë librezën energjetike. Mund të kontrollojmë sa shkon mesatarisht fatura mujore e shtëpisë (sidomos nëse numri i personave që kanë jetuar aty përkon me numrin e familjes sonë). Edhe pse mund të duket si informacion jo dhe aq i rëndësishëm, është mirë të bësh një bilanc për gjithçka.
  6. Rrjedhjet dhe lagështia janë ndër problemet kryesore që duhet të kontrollojmë kur blejmë një shtëpi. Duhet pyetur pronari i vjetër i shtëpisë si dhe të kontrollojmë me imtësi muret dhe tavanet. Do të ishte e udhës që lidhur me këto probleme të pyesim banorët që jetojnë sipër ose poshtë (nëse ka) apartamentit që duam të blejmë.
  7. Para se të mbyllim një marrëveshje duhet te informohemi rreth çmimit për metër katror në zonën ku duam të marrim shtëpinë, të konstatojmë të gjitha problemet që shtëpia mund të ketë dhe si përfundim të mundohemi të negociojmë me pronarin për uljen e çmimit (nëse është e mundur).

Me anë të këtyre rekomandimeve mund të jemi më të predispozuar që të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Arlon LIKO

Next Post
Këshilla për ata që u ka mbetur hatri se përmenda gruan e Macroni dhe kanë 30 vite që “zbuluan” bidenë

Koha për të marrë Foltoren!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

July 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të arta, ndryshime të mëdha dhe surpriza për çdo shenjë

July 15, 2026
Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

July 15, 2026
BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

July 15, 2026
Territorialja/ Boçi: S’mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

Territorialja/ Boçi: S’mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

July 15, 2026
Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

July 15, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

“Mbi 30 deputetë më tradhëtuan”, Meloni humbet në Parlament: Këneta fitoi përsëri

July 15, 2026
EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë

EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë

July 15, 2026
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In