• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxhën, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

by Mentor Nazarko
09/04/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Pyetja në titullin e shkrimit ngjan absurde: hane Shan, hane Bagdat. Ç’lidhje kanë Kurti, Hoxha dhe grekët me Zogun?

Lidhja është tek 7-8 prilli 1939.

Kurti duke imituar Ramën, i kushton shpesh në facebook një lexim modern ngjarjeve të historisë kombëtare (jo vetëm përkujtim masakrash serbe). Kështu ndodhi në 7 prill 2024 kur u mor me pushtimin italian të Shqipërisë që nuk ishte dhe aq keq për Kosovën. Dhe shkroi si  pretendon Enver Hoxha: Zogu nuk bëri rezistencë.

Enver Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes (me Italinë) në Paris në 1946, ku diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë së Jugut, dhe foli për rezistencën e shqiptarëve në Luftën e dytë botërore (posaçërisht ndaj italianëve). Shqipëria e Jugut rivendikohej nga grekët, e mbështetur nga anglezët, por mbrohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e Titos. Enveri tha duke mohuar totalisht pasardhësin: populli rezistoi në 1939!  Asnjë fjalë për Zogun.

Greqia, atëherë, por dhe sot, pa ndryshuar asgjë, as nga dialogu me qeveritë shqiptare, por as nën peshën e fakteve historike, afirmon: institucionet shqiptare, parlamenti, u bashkuan vullnetarisht me Italinë dhe i dhanë kurorën Viktor Emanuelit. Shqipëria  bashkë me Italinë, na sulmuan në 28 tetor 1940!

Galeazzo Ciano,dhëndrri i Musolinit dhe ideatori apo ekzekutori i pushtimit, ideologët fashistë po ashtu i mbahen kësaj teze. Bashkimi ndodhi vullnetarisht; ne nuk e pushtuam Shqipërinë, por zbatuam një nen të Pakteve të Tiranës të 1926. Shqipëria kërcënohej nga një turbullirë e brendshme dhe rreziku jugosllav, ndaj ne ndërhymë ushtarakisht për ta mbrojtur.

Mirëpo cili është versioni i vërtetë mbështetur mbi faktet e gjithëpranuara?

Pushtimi zgjati dy ditë, sepse rezistenca kryesisht e policisë (trajnuar prej anglezëve) zgjati dy ditë. Italianët përshkruan 40 kilometrat nga Durrësi për Tiranë për një ditë e gjysmë, ndonëse kishin një ushtri 50 herë më të madhe se ushtria shqiptare e sabotuar prej instruktorëtve të saj. Zogu ka ikur natën duke gdhirë 9 prilli nga kufiri shqiptaro- grek. Gjatë dy ditëve pati rezistencë të organizuar ndonëse e dështuar: u vranë 400 italianë që nuk vriten spontanisht nga tributë e shoqërisë “civile” shqiptare ku 90% ishin analfabetë. Abaz Kupi, major i ushtrisë mbretërore udhëhoqi rezistencën dhe ishte heroi i saj. Për të u kënduan këngë me gjallje, në muajt që pasuan pushtimin. Komunistët duke njohur rolin e tij historik (si individ?) e përfshinë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare. Mujo Ulqinaku simbol i gjithëpranuar i rezistencës ishte ushtarak. Një ushtarak tjetër në Durrës me mbiemrin Papakristi- për të cilin flet ish ambasadori amerikan, Hugh Gladney Grant-, në fakt ishte simboli real i saj. Papakristi rezistoi nga llogorja e tij duke vrarë shumë italianë. Kur italianët e bombarduan llogoren e tij me mortaja, ai u tërhoq në shtëpinë e tij dhe qëllonte prej aty. Kur rrethuan shtëpinë e tij, ai i vuri flakën vetes për të mos ju dorëzuar pushtuesve. Skenar për film Hollivudi të cilin historiografia jonë, memoristika politike e hesht. Mirpo gjithë gazetat botërore happen me titujt e parë për rezistencën shqiptare shtetërore!!

-Kush e udhëhoqi rezistencën nëse jo sovrani? Shoqëria civile? Nëse Zogu do bashkëpunonte me italianët, pse nuk ndejti në krye të vendit duke i dhënë dukje legale paqësore pushtimit dhe dorëzimit të sovranitetit tek pushtuesit? Mbreti Zog e ka dhënë versionin e vet për rezistencën me librin e kujtimeve të Hysen Selmanit, që në fakt janë thjesht të tijat. Redaktorët e librit, të pakujdesshëm, shpesh kanë kujtimet në vetën e parë, si janë rrëfyer nga Mbreti. Ata që e kundërshtojnë librin, pra Enveri, grekët, italianët dhe … Kurti nuk kanë ofruar faktet e tyre kundërshtuese!

Pse të gjithë janë më një llogore?

-Nëse grekët në emër të pretendimeve territoriale, e mohuan rezistencën e organizuar shtetërore të Mbretit, duke pretenduar se Shqipëria e tetorit 1940, ishte sovrane, ndaj mban në këmbë ende Ligjin e Luftës; ka në sirtar rivendikime territoriale, bllokon kthimin e pronave;

-Nëse Enveri e mohoi rezistencën e paraardhësit sepse nuk donte t’ja jepte meritat Mbretit Zog për një ngjarje kaq të madhe ndërsa komunistët nuk kishin parti dhe shumë prej tyre mbanin pozicionin se pushtimi është gjë e mirë pasi zhvillon klasën punëtore;

-Nëse ideologët fashistë përdorën argumentat e dorëzimit paqësor të pushtetit për të justifikuar fashizmin dhe ndërmarrjet e veta imperiale;

Po Kurti pse e mohon rezistencën shtetërore të Mbretit Zog?

Sigurisht, jo pse është enverist, apo filogrek si e sulmojnë opozitarët e Kosovës. Po sepse historiografia jonë postdiktaturë nuk ka mundur të afirmojë përfundimisht të vërtetën për ngjarje të tilla kaq të mëdha; inercia e veprave të autorëve komunistë, mbetet në gjithë hapësirën kombëtare. Pra Kurti e sheh padashje këtë moment me sytë (të paktën) e Enverit.

Sa pak njohim njeri tjetrin,veten dhe historinë tonë të përbashkët, apo të zhvilluar në territoret e ndara ku jetojnë shqiptarët! Ndaj kur flasim në Shqipërinë londineze apo Kosovë, apo mbarë hapësirën tonë etnike, si politikanë, si shkollarë, apo si qytetarë flasim si don apo si bën akoma shteti që ligjërisht e quan Shqipërinë e 1939-1944, shtet sovran! Si grekët!

Next Post
Diana ishte 16 vjeçe kur u njohën, por mbreti Charles kishte dalë me motrën e saj më përpara (e la se kishte pasur shumë lidhje)

Diana ishte 16 vjeçe kur u njohën, por mbreti Charles kishte dalë me motrën e saj më përpara (e la se kishte pasur shumë lidhje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

August 19, 2026
E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

August 19, 2026
Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

August 19, 2026
Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

August 19, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Harta e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ende 5 vatra aktive, 130 forca në terren për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat!

August 19, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

August 19, 2026
Asllani është i tepër tek Interi, ja si paraqitet situata me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Asllani është i tepër tek Interi, ja si paraqitet situata me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

August 19, 2026
Shembet ndërtesa në Kinë, të paktën 3 persona të vdekur, shkak shpërthimi i gazit!

Shembet ndërtesa në Kinë, të paktën 3 persona të vdekur, shkak shpërthimi i gazit!

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Zelensky e shkarkoi për korrupsion, arrestohet zv/shefja e stafit të Presidentit!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com