• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

7 mënyra për ta ruajtur telefonin të sigurt nga hakerat

by
10/10/2015 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 mënyra për ta ruajtur telefonin të sigurt nga hakerat 

Hakerat mund të kenë akses në bisedat tuaja telefonike, fjalëkalimet, fotografitë dhe shumë të dhëna personale që ju mbani në telefonin tuaj. Gazeta britanike “The Sun”, ka publikuar 7 mënyra që duhet të ndiqen për ta mbajtur telefonin të sigurt nga hakerat.

1.Shkarkoni aplikacione nga burime të besuara

Kontrolloni gjithmonë vlerësimet që bëhen dhe kritikat kur shkarkoni një aplikacion nga ‘Google Play’ apo ‘Apple Store’. Nëse shkarkoni në telefonin tuaj një aplikacion fals, atëherë të dhënat tuaja mund të hakohen shumë lehtë duke infiltruar në sistem software të ndryshëm që ju nuk jeni në dijeni.

2.Shikoni aplikacionet që kanë akses në të dhënat tuaja personale

Nëse i besoni aplikacionit që shkarkoni të dhënat tuaja personale, verifikoni gjithmonë parametrat e sigurisë në telefon lidhur me privatësinë. Ju mund të ndaloni palët e treta që të kenë akses në të dhënat tuaja.

3.Kontrolloni të dhënat që jepni mbi vendndodhjen Jo rastësisht smartphonët regjistrojnë ku jeni në çdo orë të ditës. Kthejeni of lokalizimin e vendndodhjes për të ndaluar që t’ju gjejnë vendndodhjen apo për të shikuar se cilat vende frekuentoni më shpesh.

4.Shmangni dhënien e informacioneve personale nëpërmjet emaileve të dyshimtë

Hakërat mund të kapërcejnë parametrat e sigurisë në telefonin tuja nëse ju klikoni në lidhje të dyshimta që ju vijnë nëpërmjet e­maileve. Nëse ju vjen një link i dyshimtë, mos e klikoni. Asnjëherë mos jepni ndonjë llogari bankare apo të dhëna të tjera personale burimeve jo të besuara.

5.Përditësoni gjithmonë sistemin tuaj operativ

Përditësimi i shpeshtë i sistemit të operimit duhet i mërzitshëm, por mund të ofrojë siguri në parandalimin e instalimeve të programeve të gabuara. Sa më gjatë ta mbani telefonin tuaj pa e përditësuar, aq më e lehtë është për hakerat për të ndërhyrë në të.

6.Kontrolloni të dhënat që regjistrohen në faqet që përdorni

Kur përdorni një faqe interneti sigurohuni që të dhënat tuaja nuk janë ruajtur automatikisht atje si për shembull: fjalëkalimet. Nëse siguria është e kompromentuar dhe fjalëkalimet janë ruajtur, e gjithë llogaria juaj online mund të infiltrohet.

7.Tregoni kujdes kur përdorni Wi­Fi hotspots

Shfrytëzimi i rrjeteve Wi­Fi hotspot është i përshtatshme, por mund t’u cenojë privatësinë tuaj. Më e sigurt është shfrytëzimi i Wi­Fi që kanë fjalëkalime se sa ato pa një të tillë.

Next Post

Qëlloi me gur autobusin e serbëve, prokuroria: 3 akuzat pse duam ‘arrest me burg’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com