• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 masa urgjente për sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”

by Carlo Bollino
04/07/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Carlo Bollino
Grabitja e pabesueshme e një makine të blinduar transportimi sendesh me vlerë në pistën e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza të Tiranës, i tregoi opinionit publik atë që autoritetet shqiptare e dinin tashmë (ose mund ta dinin) prej thuajse tre muajsh: aeroporti i Tiranës, pavarësisht nga milionat e investimeve të shpenzuara në ndërtimin e terminalit, nuk garanton asnjë siguri për pasagjerët.

Skena e autoveturës e transmetuar nga Report Tv me tre grabitësit brenda saj, që ecën përgjatë pistës, duke i cakitur barkun boeing-ëve që teorikisht ishin plot me qytetarë në pritje për të fluturuar, është rrëqethëse mjaftueshëm: imagjinoni sikur në vend të tre grabitësve të armatosur, por që kërkojnë “vetëm” paratë, do të kishte patur tre terroristë në kërkim të “hakmarrjes”. Paradoksi është se duhet t’i falenderojmë ata grabitës, sepse jeta jonë ishte në duart e tyre dhe ata na e kursyen.

Por ajo që është vërtet e tmerrshme është të lexosh raportin e inspektorëve të Aviacionit Civil të cilët më 20 prill 2016, ndërmjet orës 10:15 dhe orës 11:15, kanë kryer tre teste të fshehta për të verifikuar standardet e sigurisë së aeroportit Nënë Tereza, duke zbuluar se aeroporti është një sitë e çpuar. Inspektorja e parë është shtirur si pasagjere dhe ka kaluar kontrollin e bagazheve duke mbajtur në valixhe një ngarkesë eksplozivi: asnjë prej punonjësve të kontrollit (që normalisht na kërkojnë të hedhim në kosh tubin tepër të madh të pastës së dhëmbëve) që i përkasin agjencisë private ICTS e kontraktuar nga koncesionari, nuk e vunë re bombën që pasagjerja e rreme po merrte me vete në kabinën e avionit.

Një inspektor i dytë kaloi në zonën e rezervuar për stjuardesat dhe pilotët duke fshehur në këpucë një thikë. Edhe në këtë rast asnjë kundërshtim nga ana e punonjësit privat të kontrollit, i cili, edhe pse metal detector-i sinjalizonte duke treguar se në njërën këpucë ishte fshehur një objekt metalik, parapëlqeu të mos e shqetësonte terroristin e mundshëm, duke e lënë që të kalonte me një buzëqeshje.

Një inspektor i tretë i armatosur me pincë punoi “mbi 10 minuta”, shkruhet në realacion, duke bërë sikur po hapte një të çarë në rrjetën rrethuese të aeroportit, pikërisht pranë portës, që më pas u përdor përpara tri ditësh nga grabitësit për të hyrë në pistë dhe askush nuk ndërhyri për ta ndalur. Kështu që edhe terroristi i tretë i rremë mund ta kishte kryer depërtimin e tij pa asnjë pengesë, me rrethanën rënduese se, sipas vetë inspektorëve, 2 kamera sigurie, nga 3 të aeroportit, atë 20 prill nuk funksiononin. Dy kamera, nga tre, të prishura: është e paimagjinueshme.  

Nga tre testet e sigurisë së dështuar, në të cilat ka marrë pjesë edhe komisariati i policisë së Rinasit, janë informuar firma koncesionare TIA që administron aeroportin (dhe që ka përgjegjësinë e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve dhe të sigurisë përgjatë perimetrit të aeroportit, të tenderuar për kompaninë ICTS) dhe ministria e Transporteve (që ka detyrimin të kontrollojë respektimin nga ana e koncesionarit të detyrimeve të tij lidhur me sigurinë). Kjo ndodhte më 20 prill 2016. Ne nuk e dimë se çfarë masash janë marrë ndërkohë dhe nëse punonjësit e papërgjegjshëm të kontrollit të bagazheve, që lanë të kalonte bomba dhe thika, janë ende në vendin e tyre.
Por dimë me siguri se, të paktën në rastin e tretë, pra në përpjekjen për të hapur një kalim në rrjetën e aeroportit, nuk është bërë asgjë, sepse saktësisht në po atë pikë dy ditë më parë (të pashqetësuar, pikërisht sikurse ndodhi me inspektorët e aviacionit civil) tre grabitës arritën të çanin portën dhe të hynin në pistë, duke i lënë hapur kangjellat dhe duke i gjetur ende të hapura kur u kthyen, 4 minuta më pas, pasi e kishin kryer grabitjen tashmë. Dhe e dimë me siguri se disa prej telekamerave, që duhet ta kontrollonin atë hyrje, vijojnë të jenë të prishura.
Kur një avion rus shpërtheu në fluturim më 31 tetor 2015, e gjithë bota u skandalizua pasi zbuloi se punonjësit e sigurisë të aeroportit të Sharm el Sheikut në Egjipt kishin lejuar që një terrorist të hipte në bord pa vënë re se një kanoçe që ai mbante, në vend të ujit tonik, kishte eksploziv. Dhe më pas kanoçja-bombë shpërtheu në fluturim duke shkaktuar vdekjen e 221 pasagjerëve. Fatkeqësisht në aeroportin e Tiranës ndodhi edhe më keq: eksplozivi që punonjësit shqiptarë të sigurisë lanë që të ngjitej në avion, ishte një ngarkesë tritoli me fitilin e detonatorit thjesht të mbajtur në bagazhin e dorës, që as nuk ishte fshehur.
Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik potencial nga terrorizmi dhe është e pafalshme që në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës të mos shihen bomba brenda një bagazhi dore, thika në këpucë, nuk funksionojnë dy të tretat e telekamerave të sigurisë dhe në 18 sekonda arrihet të thyhet një kangjellë hyrjeje përgjatë perimetrit të aeroportit, duke i mundësuar një makine plot me grabitës (por mund të ishin edhe terroristë) që të lëvizin lirshëm 4 minuta ndërmjet avionëve plot me pasagjerë.
Nuk do të donim që e gjithë kjo tolerancë e papërgjegjshme të shfaqur deri tani karshi emergjencës-aeroportit, të ketë lindur nga dobësia e zakonshme shtetërore: ndërkohë që në të gjithë botën janë firmat koncesionare që kanë frikë nga Shteti, në Shqipëri ndodh (thuajse) gjithnjë e kundërta. Kompania e vetme private për sigurinë e aeroportit merr nga 3 deri në 5 euro për çdo pasagjer në tranzit, pra një biznes prej 9 milionë eurosh në vit!
Ajo që është zbuluar është absoloutisht e rëndë dhe lyps nga aeroporti i Tiranës masa të menjëhershme emergjence: të ndryshohet personeli i sigurisë së bagazheve, të rivendoset dhe përforcohet sistemi i telekamerave, të përforcohet sistemi i rrethimit të jashtëm dhe të pajiset me sensorë dixhitalë alarmi, të ndryshohet i gjithë zinxhiri i komandës dhe kontrollit që merret me sigurinë e brendshme dhe të jashtme, të angazhohet policia e shtetit dhe në kontrollet përgjatë perimetrit të jahstëm të aeroportit, t’i hiqet kontrata kompanive të sigurisë private që kanë administruar deri tani aeroportin dhe nëse e është e nevojshme të vihet në diskutim vetë kontrata e konçesionit. Për sa kohë e gjithë kjo nuk zbatohet, aeroporti i Tiranës duhet të mbyllet për trafikun e pasagjerëve në nisje, ose të merret në kontroll nga forcat speciale të policisë, ose nga ushtria.  
Nëse tashmë është vonë për të shmangur atë grabitje të makinës së blinduar të sendeve me vlerë, nuk është ende shumë vonë për të shmangur një atentat. Politikanët dhe institucionet e kanë marrë paralajmërimin, sepse që sot e tutje askush nuk mund të thotë më “Nuk e dinim”. 

– See more at: http://shqiptarja.com/home/1/bollino-7-masa-urgjente-p-r-sigurin–e-nene-tereza-rlm–364043.html#sthash.E5gUerNH.dpuf

Next Post

PDIU: PD qëndrim dinjitoz kundër këshilltarit grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet private nuk dëgjohen! Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet private nuk dëgjohen! Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

December 6, 2025
Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

December 6, 2025
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nga 37 mijë, gropa elektorale shkoi në 327 mijë vota

December 6, 2025
Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

December 6, 2025
Berisha sulmon Marta Kosin dhe Gonzaton: Përçues të propagandës së Ramës në Bruksel!

Berisha: Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes! Opozita përballet çdo ditë me regjimin

December 6, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, mes tyre Ervis Martinaj, ish-deputeti i PS dhe kreu i bandës së ‘Avdylajve’..

December 6, 2025
Greqi-Fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit, dhunë në Selanik. Policia përdor gaz lotsjellës

Greqi-Fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit, dhunë në Selanik. Policia përdor gaz lotsjellës

December 6, 2025
Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

VIDEO-Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Lihet në burg Nevzat Spaho

December 6, 2025
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Përplasi për vdekje me makinën e saj këmbësorin në Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja

December 6, 2025
“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In