• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 Marsi i fundit, dy mësuese mes lotësh rrëfejnë ndjesitë e bukura të profesionit

by A R
07/03/2025 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meleqe Hasa dhe Elida Bylyku janë dy mësueset më të vjetra në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan.

Sivjet, pas 38 vitesh punë, ky është 7 Marsi i tyre i fundit si mësuese mes nxënësve, duke përjetuar emocione shumë të veçanta.

Të përlotura ato tregojnë vitet e gjata të punës si mësuese dhe ndjesinë më të bukur që u falin nxënësit.

“Fati deshi që u bëra mësuese. Është një punë shumë e bukur, edhe e lodhshme,” shprehet mësuese Elida.

“Ne që kur vijnë fëmijët në klasën e parë duhet të hyjmë në botën e tyre, të njohim karaktere të ndryshme dhe të përshtatemi me ta, të përfshihemi në fantazinë e fëmijëve. Sivjet kam klasën e dytë. Ata më shohin në dritën e syrit dhe më thonë ‘mësuese, mos na lër!’,” thotë mësuese Meleqja.

Ato shprehen se marrëdhënia mësues-nxënës është një lidhje përtej punës, ku fëmijëve hera-herës duhet t’u bëhesh edhe nënë, edhe gjyshe për t’u qëndruar sa më pranë.

“Ata janë aq të pafajshëm. Shumë herë në vend që të thonë ‘o, mësuese’ thonë ‘o, ma’. Vërtet ne jemi mamaja dhe mësuesi, nganjëherë edhe gjyshja,” tregon znj. Bylyku.

Mësuese Elida shprehet se përveç kujtimeve të bukura, puna e mësuesit ka shumë vështirësi, sidomos me brezat e rinj, të quajtur brezat e teknologjisë.

“Sot me ardhjen e teknologjisë, fëmijët nuk përqendrohen kollaj. Kur vijnë ndonjëherë më shumë dinë të flasin anglisht, se kanë parë kukulla në celular, sesa shqip,” thotë mësuese Elida.

Duket se ndarja nga nxënësit do të jetë e vështirë për këto mësuese të përkushtuara, teksa jashtë profesionit shprehen se do të jenë gjithnjë pranë nxënësve të tyre.

Next Post
Scholz “përgënjeshtron” Putin: Presioni ndërkombëtar ka reduktuar kërcënimin bërthamor

Samit krize në BE, kancelari gjerman Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In