Shumë pak libra kanë patur efekt afatgjatë në mënyrën se si administrohet një sipërmarrje e re. Sot propozojmë disa tituj frymëzues për këdo që dëshiron të zgjerojë njohuritë në administrimin e suksesshëm:
- The Greatest Salesman in the World, nga Og Mondino
► Mesazhi kryesor: Shitjet janë funksioni kryesor i një kompanie, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën. Libri argumenton mbi metodat më të suksesshme për të krijuar një marrëdhënie afatgjate me klientët.
- The One Minute Manager, nga Blanchard & Johnson
► Mesazhi kryesor: Problemet e organizimit janë probleme vetëm në momentin që ndalon së kërkuari mënyra për tu përmirësuar. Ky libër tregon se si të motivosh ekipin drejt një qëllimi të caktuar.
- As a Man Thinketh, nga James Allen
► Mesazhi kryesor: Ne jemi përgjegjës për suksesin tonë. Sa më lart ngjitemi apo sa më poshtë biem, është e gjitha në sajë të përpjekjeve tona. Vendos të japësh 101%, dhe do të arrish rezultate të pazakonta.
- Rich Dad Poor Dad, nga Robert Kiyosaki
► Mesazhi kryesor: Asgjë nuk kushton shumë; je ti që nuk fiton mjaftueshëm! Përveç se trajton disa koncepte të drejtimit financiar, libri bën dallim mes të punuarit për të tjerët dhe përfitimet që ka sipërmarrja private.
- Who Moved My Cheese, nga Spencer Johnson
► Mesazhi kryesor: Njerëzit nuk e pëlqejnë ndryshimin. Të përshtatesh me diçka të re është stresuese. Autori na tregon se në një botë kaq dinamike, të rezistosh ndryshimin është joproduktive. Ndryshimi duhet mirëpritur.
- The Elements of Style, nga William Strunk Jr. & E.B. White
► Mesazhi kryesor: Çdo menaxher apo profesionist e ka të nevojshme të shprehet në mënyrë që frymëzon, që shkakton veprim, dhe motivon. Libri tregon disa nga mënyrat për ta bërë këtë.
- How to Lie with Statistics, nga Darrell Huff
► Mesazhi kryesor: Duhet të jemi në kontroll të gjendjes financiare dhe performancës së biznesit në çdo kohë. Rëndësia e statistikave është shumë më e madhe se ç’mendojmë. Autori tregon modele të thjeshta se si mund të përfshijmë këto modele në vendimmarrje.









