• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 kushtet e opozitës dhe Rama që s’ka “gjë në dorë”

by A R
23/07/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Kuvendi kishte sot si rend dite miratimin e dy projektligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash: ai për magjistratët dhe disa ndryshime në Kodin Rrugor. Dy p/ligje me karakter thellësisht administrativ, por që natyrisht kërkojnë votim të cilësuar. Por ky moment duket se është shfrytëzuar nga opozita, si për të profilizuar edhe një herë pendesën e saj për votimin e Reformës në Drejtësi 2 vite më parë, ashtu edhe për të artikuluar 7 kërkesa kushtëzuese, të cilat, në thelb, disa pika të këtyre kërkesave kërkojnë çmontimin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër me këto kërkesa synohet edhe ‘pazar’, në mënyrë që procesi të jetë i kontrolluar sa më politikisht midis pozitës dhe opozitës.

Në krye të listës së kushteve të opozitës është zhbërja e të gjitha ligjeve që janë miratuar pa PD- LSI për Reformën në Drejtësi; largimin e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme; zgjedhjen me urgjencë të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet skemave politike të dakordësisë; ngritjen e një komisioni koordinimi të balancuar politikisht pozitë- opozitë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, etj. Pra, për një ndryshim në Kodin Rrugor e në Shkollën e Magjistraturës opozita kërkon përmbysjen e thuajse të gjithë skemës funksionale të Reformës në Drejtësi, si dhe futjen politikisht të duarve në procesin e vettingut, si dhe një spastrim të organit qëndror të akuzës.

Opozita ka shkuar shumë larg me 7 kushtet e saj në kuadër të konsensusit për Shkollën e Magjistraturës dhe Kodit Rrugor. Reforma në Drejtësi është tashmë një proces i pandalshëm. Vettingu çdo ditë po zbardh llumin në të cilin ishte zhytur sistemi i drejtësisë duke filluar që nga maja e piramidës me Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë. Të vërteta rrënqethëse po zbulohen çdo ditë dhe opozita si arkitekte e këtij sistemi po bën të pamundur të shpëtojë të gjithë shërbëtorët e saj në sistemin e drejtësisë.

Të kërkosh pazare politike për ligje me karakter administrativ që kërkojnë shumicë të cilësuar tregon se sa poshtë të ka rënë pazari. Reforma në Drejtësi dhe vettingu janë procese të pakthyeshme tashmë. As Rama vetë s’mund të bëjë më gjë në këtë drejtim edhe sikur të dojë. E vetmja çështje është nëse opozita dëshiron të jetë pjesë e kësaj reforme apo do vijojë me sebepe për të kundërshtuar Reformën në Drejtësi, qoftë duke u kapur pas Teatrit apo Kodit Rrugor.

Reforma në Drejtësi dhe vettingu në veçanti kanë një anë të mirë, faktin që nuk janë vetëm në dorën e shqiptarëve, por edhe të të huajve. Përpjekjet e opozitës për ta kthyer Reformën në Drejtësi në një pazar tipik shqiptar thuajse nuk kanë asnjë shans që të konkretizohen. 7 kushtet e saj janë thjeshtë trakti i rradhës kundër Refomës në Drejtësi, pavarësisht ambalazhit për një “drejtësi të pa kapur politikisht’. 7 pikat janë dëshmia më e qartë e një përpjekje për ta kapur drejtësinë politikisht.

 

Next Post
Bashkia e LSI-së u ndërroi bravat e zyrave, të përndjekurit në protestë

Bashkia e LSI-së u ndërroi bravat e zyrave, të përndjekurit në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier

Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)

November 13, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Transferimi i dyshimtë nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Sadleva Bodon, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve!

November 13, 2026
Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In