• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 kuriozitete mbi të mëdhenjtë e muzikës klasike (zakonet, sëmundjet dhe anët e errëta)

by Java News
13/11/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzika klasike ecën përmes shekujve, duke kënaqur shpirtrat dhe veshët e shumë brezave. Beethoven, Mozart, Liszt,  Schubert, e të tjerë,  janë gjeni të muzikës, por askush nuk i di anët e errëta të tyre, zakonet apo sëmundjet që i kanë përndjekur. Po ju paraqesim disa të vërteta rreth tyre, të cilat pakkush i di.

1-Fitorja dhe Hakmarrja

Ludwig van Beethoven
Ludwig van Beethoven

Simfonia nr 5, në Do minor të Ludwig van Beethoven, e realizuar në 1808,  është njohur si simfonia e Fitores. Dhe arsyeja është e thjeshtë: 4 notat fillestare (sol-sol-sol-mi bemole), u përdorën gjatë Luftës së II Botëror, si hapje tek Radio e Londrës, e cila transkriptonte kodin Mors: pikë-pikë-pikë-linja, që jepnin letrën V të Fitores. Sekuenca në fjalë është përmendur edhe në filmin V., për Hakmarrje, ndoshta për të njëjtin motiv.

2-Femrat nuk mund të ndiqnin pasionin për muzikë

 Fanny Mendelssohn
Fanny Mendelssohn

Kompozitori gjerman Felix Mendelssohn ishte një fëmijë ogurmirë, por jo i vetmi në familje: motra e tij Fanny Mendelssohn ishte e njëjta gjë ; muzikante dhe kompozitore. Asaj nuk iu lejua që të ndiqte dashurinë për muzikën sepse ishte femër. Ishte pikërisht familja që e pengoi atë dhe vëllai Felix pranoi se kishte publikuar disa nga kompozimet e saj me emrin e tij. Një shembull? Ishte i Fannyt vepra “Italien”, kënga që Feliksi kishte bërë për mbretëreshën Viktoria, që në fakt ishte edhe kënga më e preferuar e saj. Ajo nuk e dinte që kënga ishte shkruar nga një femër.

3-Meritat e maces në muzikën klasike

gatto.900x600Arratisja në sol minor e Domenico Scarlatti është e njohur gjerësisht si “Cat Run”. Arsyeja? Scarlatti ishte frymëzuar nga melodia e krijuar nga Pulcinella, macja e tij, i cila ishte duke ecur në tastierë. Kjo mjaftoi që Scarlati të frymëzohej për kompozimin e famshëm.

4-Fetishizmi i fansave të Franz Liszt

cane.900x600Fetishizmi (adhurim e hyjnizim i diçkaje, duke iu përulur verbërisht) i një fansi roku, nuk është një fenomen i së sotmes.  Kompozitori hungarez Franz Liszt, ishte mbytur nga kërkesat e fansave, që kërkonin fijet e flokut të tij. Në një moment, Liszt mori një qen dhe i priste qimet dhe ua jepte fansave, duke i thënë se ishin flokët e tij.

5-Humori i pistë i Mozartit

Mozart
Mozart

Të gjithë e dimë se Mozart ishte një gjeni, por pak e njohin pasionin e tij për të bërë humor me fjalë të pista. Në letrat e tij dhe madje në vepra të ndryshme gjenden batua për jashtëqitjen e njeriut. Madje ai ka tronditur edhe gruan e hekurt Margaret Thatcher,  e cila pasi kishte qenë prezente në një shfaqje në Amadeus të Peter Shaffer, tha se nuk mund të besonte një version kaq të ndyrë të kompozitorit. “Besoj se është e turpshme për Teatrin Kombëtar që të shohësh Mozartin që të thojë gjëra kaq të turpshme. Një kompozitor i muzikës kaq elegante dhe të mrekullueshme, është e pamundur që të flasë kështu”.

6-Misteri Simfonia nr 8 të Franz Schubert

 Franz Schubert
Franz Schubert

Simfonia nr 8., e Franz Schubert është njohur edhe si një vepër e papërfunduar, sepse vetëm dy lëvizjet e para janë plotësuar dhe orkestruar nga autori. Po si ka mundësi? Hipotezat janë të ndryshme. Mund të bëhet fjalë për ndonjë eksperiment, ose ndoshta bëhej fjalë për pesimizëm: Schubert  ishte i bindur se nuk do ta mbaronte dhe e braktisi. Dikush thotë se ishte diagnoza e sifilizit dhe që e tronditi. Por teoria më e besueshme është një tjetër: dy lëvizjet e plota të kësaj simfonie kishin aq përsosmëri në vetvete, sa mjaftonin për të shprehur atë që Schubert donte të transmetonte. Prandaj, përfundimi i veprës ishte i panevojshëm.

7- Hypochondria e Çajkovskit

Pyotr Ilyich Tchaikovsky ( Çajkovski),
Pyotr Ilyich Tchaikovsky ( Çajkovski),

Kompozitori i madh rus, Pyotr Ilyich Tchaikovsky (ose Çajkovski), autori i veprës “Arrëthyesi”, ishte aq hypochondrik, saqë mbante mjekrën me dorë, ndërsa drejtonte orkestrën e tij. Ai ka pohuar se e bënte këtë nga frika se mos i binte koka. Refuzonte të pinte gjëra që nuk ishin në shishe të mbyllura prej frikës se mos infektohej nga ndonjë sëmundje. Ironia e fatit bëri që në vitin 1893 të diagnostikohej me kolere dhe që vdiq pas disa orësh. Ka edhe nga ata që besojnë se kjo nuk ishte e vërtetë. Muzikantja sovjetike Alexandra Orlova thotë se Çajkovski vrau veten me arsenik, pas kërcënimeve që iu bënë, të cilët i thanë se do bënin publike homoseksualitetin e tij./shqip/a.k

Next Post
Sa e nxehtë Beth Williams

Sa e nxehtë Beth Williams

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In